Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë mobilizuar 100,000 rezervistë në kuadër të konfliktit të vazhdueshëm me Iranin. Trupat tokësore janë shtuar përgjatë kufijve të Shtetit hebre me Sirinë, Libanin dhe Rripin e Gazës, si dhe në Bregun Perëndimor.
Vetëm Komanda e Frontit të Brendshëm ka mobilizuar 20,000 rezervistë, kryesisht për aktivitete kërkimi dhe shpëtimi. Forca shtesë është dislokuar gjithashtu në Forcat Ajrore, Marinën dhe inteligjencën ushtarake.
IDF ka deklaruar se “do të përgatisë dhe do t’u sigurojë rezervistëve të gjitha mjetet logjistike të nevojshme për të vepruar në kushtet më të mira”. Sipas gazetës Times of Israel, këta rezervistë të rinj shtohen mbi 50,000 që aktualisht janë në shërbim.
Lajmi kryesor:
Sulmet në Iran/ Teherani e konfirmon: Khamenei vdiq! Mediat: U vra edhe ish-presidenti Ahmadinejad! Ministri i Jashtëm iranian: Të hapur për dialog! Trump: Do të flas me udhëheqësit e tyre të rinj











