Qeveria izraelite nuk do të pranojë t'i japë fund luftës edhe kur Hamasi të lirojë të gjithë pengjet që ka mbajtur robër që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare Tzachi Hanegbi ua tha këtë të afërmve të disa prej pengjeve që vazhdojnë të mbahen peng.
"Kjo deklaratë u raportua nga agjencia e lajmeve Channel 12, sipas të cilit Hanegbi u tha familjeve të pranishme në takimin e zhvilluar për këtë çështje, se ai mendon se qeveria do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje "faza e parë" për kthimin e pengjeve në të ardhmen e afërt."
Hamasi ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që Izraeli t'i japë fund luftës si një element qendror i çdo marrëveshje të mëtejshme për lirimin e pengjeve.