Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon
‘Vendimi për të vepruar mbrëmë nuk u mor lehtë, ne vepruam për të mbrojtur qytetarët tanë. Fjalët boshe nuk do ta ndalojnë Iranin, Izraeli do ta ndalojë’. Ishte kjo deklarata e bërë nga ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon.
‘Nuk do ta dimë se sa do të zgjasë operacioni, do të vazhdojmë të veprojmë derisa kërcënimi të eliminohet’, shtoi ai, duke i quajtur sulmet ndaj Teheranit një veprim i llogaritur dhe i nevojshëm bazuar në informacione të qarta të inteligjencës dhe në përgjigje të një kërcënimi ekzistencial.
Lajmi kryesor:
Izraeli sulmoi Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet me qindra raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem! 63 të plagosur (VIDEO+FOTO)
