Izraeli nis sulmet nga toka në Gazë
Hamas: Do ta paguani shtrenjtë!

Izraeli nis sulmet nga toka në Gazë<br />Hamas: Do ta paguani shtrenjtë!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka vendosur të zgjerojë ofensivën në Rripin e Gazës një ditë pasi urdhëroi pushtimin nga toka të Rripit të Gazës. Duke folur para popullit kreu i qeverisë tha se ka ndërmend të zgjerojë operacionin ushtarak.
 
“Do të godasim tunelet që vijnë nga Gaza deri në brendësi të Izraelit”-tha Netanjahu.
 
Ndërkaq bilanci i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 264, prej të cilëve 27 janë vrarë vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi raportohet nga agjencia palestineze e lajmeve Maan, që shpjegon se mes viktimave janë edhe tre fëmijë nga 12 deri në 16 vjeç të cilët u vranë nga sulmet ajrore izraelite në veri.
 
Gjatë natës së mbrëmshme ushtria izraelite hyri me këmbësori dhe tanke në kufirin e rripit të Gazës ndërsa pati edhe luftime me militantët palestinezë.
 
Ndërkaq Izraeli vijoi edhe me sulme ajrore ashtu siç Hamasi u kundërpërgjigj me predha kundër shtetit hebre. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë në Tel Aviv, vetëm gjatë natës janë goditur 100 objektiva terroriste, 9 tunel dhe 20 rraketa lëshues.

Ndërsa që në orët e para të mëngjesit, forcat izraelite vazhdojnë avancimin e tyre në Gaza. “Bëhet fjalë për një fazë të re të operacionit dhe objektivi është shkatërrimi i bunkerëve ku janë fshehur militantët e Hamasit”-shpjegoi zëdhënësi.
 
E menjëhershme ka qënë replika e Hamasit, i cili premton t’i japë një leksion Izraelit. “ E prisnim me padurim këtë operacion nga toka në Gaza për t’i dhënë një mësim Izraelit”-ë shtë sfida që lëshojnë Brigadat Ezzedin al-Qassam, krahu i armatosur i Hsmasit. Ky i fundit kërcënon se pushtuesi do të paguajë një cmim të lartë për këtë hap të rrezikshëm.
 
Ndërkaq izraelitëve që jetojnë në kufi me Gazën u është dhënë urdhër të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi ndërsa paniku ka mbërthyer pjesën veriore të Gazës ku vijojnë të dëgjohen bombardimet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani