Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç

Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç

Foto ilustruese

Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre.

Mijëra termine të reja tashmë janë caktuar përmes kompanive për sigurime shëndetësore.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt.

Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve.

Sipas kompanisë prodhuese, vaksina është 91 për qind efektive për këtë grup-moshë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Izrael ka rënë në dy muajt e fundit.

Të hënën janë regjistruar 454 raste të reja.

Në muajin shtator, ka pasur ditë kur janë regjistruar mbi 11,000 raste të reja./ REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave