Izraeli organizon sulm në Bregun Perëndimor, vdesin 9 palestinezë

Izraeli organizon sulm në Bregun Perëndimor, vdesin 9 palestinezë

Palestinezët gjuajnë me gurë ndaj efektivëve izraelitë

Forcat izraelite vranë nëntë palestinezë, duke përfshirë një grua të moshuar dhe plagosën disa të tjerë gjatë një bastisjeje në qytetin e trazuar të Bregut Perëndimor dhe kampin e refugjatëve të Jenin.

Numri i të vdekurve e bën ditën e enjte ditën më vdekjeprurëse për palestinezët në Bregun Perëndimor në më shumë se një vit. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite këtë vit ka shkuar në 29 persona. Ky numër përfshin militantët që janë shënjestruar në sulmet izraelite, individët që sulmuan izraelitët dhe kalimtarët e rastit, raporton CNN.

Forcat izraelite të sigurisë thanë se po operonin në Jenin të enjten për të kapur një skuadër terroriste që i përkiste organizatës terroriste të Xhihadit Islamik, duke thënë në një deklaratë se kanë vrarë tre terroristë.

“Operativët terroristë të Xhihadit Islamik ishin të përfshirë në ekzekutimin dhe planifikimin e sulmeve të shumta terroriste, duke përfshirë sulmet me armë kundër ushtarëve të IDF dhe civilëve izraelitë”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, Agjencia e Sigurisë së Izraelit dhe Policia Kufitare.

Në deklaratë thuhet se dy persona të armatosur u neutralizuan ndërsa iknin dhe se një i tretë u neutralizua në vendngjarje. Forcat izraelite nuk raportuan të lënduar nga ana e tyre.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/01/2023 16:32

    Perse nuk i vendosin sanksione Izraelit, perse bota nuk flet per kete masaker qe ka 50 vjet apo nuk kane interes se eshte aleat i tyre . Mos i beni vendet perendimore demokratike se eshte skandal jane vrases te pameshirshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë