Izraeli pro ligjit për ndërtimet në
territoret palestineze

Izraeli pro ligjit për ndërtimet në<br />territoret palestineze
Izraeli ka miratuar ligjin që parashikon legalizimin e 3.800 banesave të ndërtuara në një tokë private në Palestinë, në Bregun Perëndimor.

Një ligj i tillë ka shkaktuar zemërimin e Palestinës dhe Turqisë.

Palestinezët deklarojnë se, ky vendim dëmton procesin e paqes ndërsa dhe vetë prokurori i përgjithshëm i Izraelit ka deklaruar se ligji është jokushtetues dhe se nuk do ta mbrojë atë në Gjykatën Supreme.

Edhe Turqia ka kritikuar ligjin e ri.“Dënojmë me forcë vednimin e parlamentit izraelit”, u shpreh ministri i jashtëm turk . 

Ankaraja e konsideron të papërshtatshme politikën e Izraelit që shkatërron bazat që mes dy shteteve të ketë një zgjidhje.

Ligji i ri miratohet pavarësisht përshkallëzimit të aktivitetit të shtrirjes së ndërtimeve në javët e fundit.

Mbi 600 mijë hebrenj jetojnë në rreth 140 ndërtime të ngritura që prej pushtimit të Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor në vitin 1967. Në bazë të ligjit ndërkombëtar, ndërtimet konsiderohen të paligjshme, por Izraeli e sfidon . 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato