Foto: Ndërtesa të shkatërruara në Bejrut

Ushtria izraelite (IDF) paralajmëroi sërish sot banorët e më shumë se 36 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee me anë të një postimi në rrjetet sociale, u bën thirrje civivilëve që të zhvendosen në veri të lumit Awali për të "shpëtuar jetët" e tyre.

"Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë," shkruan ai, duke shtuar se IDF-ja do t'i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Lufta Izrael-Liban, 73 ton eksploziv u hodhën në bunkerin e Hezbollahut, Khamenei: Sulmi me raketa ndaj Izraelit legjitim