Izraeli dhe forcat e ushtrisë IDF njoftuan sot se sulmuan mbi 35 objektiva të reja të Hamasit në Gaza.
Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite ditën e sotme është rritur në 59, mes tyre edhe shumë civilë, informon "La Repubblica".
Të paktën 31 palestinezë u qëlluan për vdekje ndërsa udhëtonin drejt një vendi shpërndarjeje ndihmash në Rripin e Gazës, ndërsa sulmet ajrore izraelite vranë të paktën edhe 28 palestinezë të tjerë, përfshirë katër fëmijë, thanë zyrtarë të spitalit palestinez dhe dëshmitarë, siç raportohet nga 'Haaretz'.
Kryqi i Kuq tha se spitali i tij në terren kishte regjistruar fluksin më të madh të vdekjeve në më shumë se një vit funksionimi dhe se shumica dërrmuese e më shumë se 100 personave të plagosur kishin plagë nga armë zjarri.
-
Cifutet nuk po bombardojne hamasin por po vreasin femije dhe civile te pafajshem prandaj mos shkruani qe bombardon Hamasin sepse nuk eshte e vertete
Përgjigju











Komente
Komento