Izraeli zgjat për 24 orë armëpushimin në Rripin e Gazës

JERUSALEM - Izraeli pranoi të zgjasë për 24 orë deri të martën në mesnatë armëpushimin në fuqi në Rripin e Gazës, njoftoi një zyrtar izraelit nën mbulimin e anonimatit.
"Armëpushimi është zgjatur me 24 orë, me kërkesë të Egjiptit, për të mundësuar vazhdimin e negociatave", shtoi zyrtari.
Të dërguarit palestinezë në Kajro njoftuan dje në mbrëmje se izraelitët dhe palestinezët kishin rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit.
Izraelitët dhe islamikët palestinezë të Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës kanë bërë kërkesa në dukje të papajtueshme si çmilitarizimi i enklavës dhe heqja e bllokimit izraelit.
Armëpushimi është vendosur që prej 11 gushtit pas armiqësive që kanë shkaktuar të paktën 2 000 të vdekur nga krahu palestinez dhe më shumë se 60 nga krahu izraelit në një muaj./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!