Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut

Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut

Ushtarë izraelitë

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej, pas sulmeve izraelite të martën kundër objektivave të Hezbollahut në shtatë zona në jug të Libanit.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, banorët e Libanit dhe Izraelit po përgatiten për një hakmarrje të ashpër të Izraelit, si kundërpërgjigje pas sumit me raketa të Hezbollahut të dielën që vrau 12 fëmijë të komunitetit druzh.

Rrugëve të Jeruzalemit vërehet tension por jo panik, ndërsa banorët presin hakmarrjen e Izraelit pas sulmit të Hezbollahut gjatë fundjavës që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë të komunitetit druzh në një fushë futbolli. Sulmi ka tronditur dhe zemëruar izraelitët.

“Jam shumë e shqetësuar për situatën mes Izraelit dhe Hezbollahut. Më shqetësojnë kapacitetet e tyre për të na shfarosur dhe nuk mendoj se qeveria jonë po na mbron. Nuk mendoj se në zemër të saj është interesi i popullit”, thotë Yehudit Levinson, banore e Jeruzalemit.

Shumica e izraelitëve thonë se ushtria e tyre duhet të hakmerret, edhe nëse kjo pasohet me ndonjë sulm me raketa të Hezbollahut kundër Izraelit. Besohet se grupi militant ka rreth 150 mijë raketa që mund të arrijnë në të gjitha pjesët e Izraelit.

“Nëse dikush vjen tek shtëpia juaj dhe vret një nga fëmijët tuaj, çfarë do të bënit? A do të uleshit të mendonit pasojat nëse hakmerreni...? Nuk ka kuptim. Nuk ka dilema. Duhet të sulmojmë shumë më ashpër”, thotë Sharon Kashi, banor i Jeruzalemit.

Banorët nuk shprehin panik, por kanë nisur të grumbullojnë ujë dhe ushqime.

“Javën që shkoi më vizitoi një shoqe nga veriu dhe më tha se duhet të kesh rezerva. Donte të më blinte disa bidona me ujë, por i thash më sill vetëm një sepse nuk kam vend”, thotë Hyla Kompej, banore e Jerzualemit.

Përtej kufirit, në Liban, shumica e linjave të huaja ajrore kanë anuluar fluturimet. Megjithatë, plazhet ende janë të mbushura me vendas dhe banorë të Libanit jugor, shumë prej të cilëve thonë se shpresojnë se tensionet kufitare nuk do të shkaktojnë një luftë në shkallë të gjerë.

"Situata është shumë e mirë. Njerëzit shkojnë dhe vijnë. Ekziston frika nga një sulm izraelit, por njerëzit po jetojnë jetët e tyre normalisht, pa frikë”, thotë Ali Husseini banor i qytetit Tyre.

"Sa i përket luftës, njerëzit janë të frikësuar dhe po e monitorojnë situatën. Po përcjellim zhvillimet nga dita në ditë dhe lutemi që të mos përshkallëzohet”, thotë Husam Saffeidine banor tjetër i qytetit Tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi vendin ku Hezbollau sulmoi me raketa dhe vrau 12 fëmijë.

Ndërsa grupi militant vazhdon të mohojë përgjegjësinë, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Izraeli thonë se vetëm Hezbollahu zotëron raketat e përdorura në këtë sulm.

Publikisht dhe privatisht, zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje.

Analistët izraelitë thonë se ndërsa Izraeli beson se duhet të hakmerret, as Izraeli as Hezbollahu nuk duan që situata të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë.

Banorët e të dyja vendeve shpresojnë për më të mirën dhe po përgatiten për më të keqen.VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 31/07/2024 15:31

    Shfarosne izraelin dhe do te hyni ne histori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë