Ja 10 gjyqtarët që duhet të 
dorëzojnë armët, mes tyre dy gra

Ja 10 gjyqtarët që duhet të <br />dorëzojnë armët, mes tyre dy gra
Këta janë 10 gjyqtarët e Gjykatës Penale në Tiranë të cilët brënda datës 10 prill 2016 duhet të dorëzojnë pranë komisariatit numër 2 armët me leje të marra në përdorim.

ReportTV ka siguruar një kopje të shkresës dërguar gjyqtarëve mes tyre Artan Zeneli, Matin Doda, Përparim Kozeli, Gentjan Çela, Dritan Broci, Kreshnik Omari, Majlinda Data, Alkelina Metushi, Sokol Tona.

Siç shihni në listën prej 10 gjyqtarësh dërguar më 25 mars në sekretarinë e gjykatës penale në Tiranë ndër togat e zeza të pajisura me armë sipas komisariatit numër dy rezultojne dhe dy gjykatëse Data dhe Metushi.

Sipas kësaj shkrese afati për të dorëzuar vullnetarisht armët është data 10 Prill 2016, në të kundërt ata do të procedohen sipas penaliteteve që parashikon ligji i ri 74/2014.
Burime nga policia e Tiranës i thanë ReportTV se që pas denoncimit publik në media të deputetit Gent Strazimiri me armë në polici janë dorëzuar rreth 70 armë me leje vetëm në kryeqytet ndërsa në total numri i atyre që duhet të kthejnë armën pas ligjit të ri është 350 funksionarë.

Deputeti Strazimiri u kallëzua në polici për akuzën e armbajties pa leje në protestën e opozitës tek parku i liqenit, ndërsa pas 5 ditësh prokuroria ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta ndjek penalisht, pushojë apo marrë masë administrative me gjobë ndaj tij.

letra gjykates
 
Sipas kësaj shkrese gjyqtarët kanë afat deri më datë 10 Prill për dorëzimin vullnetarisht të armës marrë më parë me leje dhe në të kundërt ata do të procedohen sipas penaliteteve që parashikon ligji i ri 74/2014.

Burime nga policia e Tiranës i thanë ReportTv se që pas denoncimit publik në media të deputetit Gent Strazimiri me armë në polici janë dorëzuar rreth 70 armë me leje vetëm në kryeqytet.

Deputeti Strazimiri u kallëzua në polici për akuzën e armëmbajtjes pa leje në protestën e opozitës tek parku i liqenit ndërsa pas 5 ditësh prokuroria ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta ndjek penalisht, pushoj apo marrë masë administrative me gjobë ndaj tij.

Po ashtu, Ministria e Brendshme i ka bërë kërkesë 350 zyrtarëve që për shkak të detyrës janë pajisur me armë zjarri që ti dorëzojnë ato.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Ministria e brendshme thotë se, deri në datë 31.03.2016 janë grumbulluar 168 armë dhe kanë mbetur pa grumbulluar 182 armë zjarri (pistoleta).

Po sipas këtij dikasteri, institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit janë gjyqtarët e prokurorët.

Ja njoftimi i plotë
Në zbatim të Ligjit nr. 74/2014 “Për Armët”, nga Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike është dërguar strukturave vendore të Policisë së Shtetit, Letër-Porosia së Nr. 123, datë 26.02.2016 “Për masat që duhet të merren dhe procedurat që duhen ndjekur nga strukturat vendore të policisë, për zbatimin e ligjit “Për Armët”.

Strukturat vendore të policisë kanë hartuar Plane Veprimi me detyra konkrete të përcaktuara për grumbullimin e armëve të dhëna me leje sipas ligjit nr. 7566, datë 25.05.1992 “Për Armët”, i shfuqizuar, dhe vazhdon puna për grumbullimin e armëve nga subjektet fizikë dhe juridikë.

Nga strukturat vendore të Policisë janë njoftuar zyrtarisht me shkrim personat të cilët janë pajisur me armë sipas ligjit të vjetër, për dorëzimin e armëve. 

Nga informacionet e marra nga strukturat vendore të policisë, janë pajisur me armë zjarri 350 zyrtarë për shkak të detyrës (Prokurorë, Gjyqtarë, Deputetë, Kryetar Bashkie, Ish Kryetar Komunash, Policia Pyjore, Hetimi Tatimore, Përmbarues Gjyqësor etj). Deri në datë 31.03.2016 janë grumbulluar 168 armë dhe kanë mbetur pa grumbulluar 182 armë zjarri (pistoleta)

Nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit janë kategoria Gjykatë/Prokurori

Procesi i grumbullimit të armëve të dhëna me leje, sipas legjislacionit të shfuqizuar, po vazhdon me intensitet nga Komisariatet dhe Drejtoritë Vendore të Policisë.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit