“Nga ky moment 24 administratorët janë 24 administratorët e Bashkisë së Tiranë. Në administratë do të valëviten vetëm dy flamuj ai i Republikës dhe i Bashkisë së Tiranës. Flamujt e partive do t”i parkojmë për fushatën e ardhshme. Siç funksionuam në fushatë, ekipi unë do të jetë unik”, tha Veliaj.

Kreu i ri i bashkisë siguroi se, me ndryshimin e funksionimit të bashkisë pas reformës territoriale, shërbimi për qytetarët nuk do të ndërpritet për asnjë moment dhe u kërkoi administratorëve që të jenë në shërbim të çdo qytetari.
“Në momentin e parë që në Bashkinë e Tiranës vjen një qytetar dhe kërkon certifikatë sepse nuk gjen hapur njësinë, apo kërkon shpjegimi apo ndihmë është shenja e parë që njësia nuk funksionon. Nëse doni që kjo marrëdhënie të jetë serioze dhe afatgjatë, do të doja që asnjë qytetar të mos largohet pa shërbim. Në njësitë administrative, ju jeni bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.
Nisur nga reagimet për përdorimit të transportit publik në ditën e dytë të punës, Veliaj tha se “gaztorët nuk ia kanë dalë kurrë të ndryshojnë gjë”, këtë tha ai e kanë bërë vetëm administratorët. Ai u kërkoi 24 administratorëve që të inspektojnë personalisht shërbimet publike pasi vetëm kështu do t’ia arrijnë të përmirësojnë këto shërbime për qytetarët.
“Kjo është e vetmja mënyrë për të kontrolluar shërbime që kanë dalë nga kontrolli. Mund të tallen ditë e parë, por kur të përdorni më shpesh do të ketë presion edhe më të madh ndaj kompanive për të përmirësuar shërbimin. Do të merremi personalisht me çdo shërbim. Mund të rrisim cilësinë e shërbimeve nëse 24 administratorët inspektojnë shërbimet publike”, tha kreu i bashkisë.
Veliaj la për 24 administratorët 6 detyra kryesore: “Detyra e parë, mos ndërprit shërbimin. Çdo administrator është përfaqësuesi ose ndryshe kryetar në njësinë përkatëse. Detyra e parë kontrolli i terrenit. Botën e kanë ndryshuar administratorë që kanë kontrolluar funksionimin e shërbimeve, sipas parimit beso, kontrollo. Do të jetë detyra juaj për të sinjalizuar ndërtimet pa leje, kundërvajtjet administrative. Ju do të jeni avokatë të komunitetit tuaj, të përpiloni nevojat e komunitetit tuaj. Një tjetër detyrë është edhe kompetenca në emërimin e rrugëve. Ideja është ta bëjmë Kamzën si Tiranën dhe jo Tiranën si Kamzën”.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremonia u shpreh se administratorët e bashkisë së Tiranës, janë hallka më e rëndësishme për funksionimin e reformës territoriale. “Administratorët janë ndoshta krahu më i rëndësishëm i kryetarit të Bashkisë dhe mendoj që do jenë njerëzit që në fazën e parë të konsolidimit të bashkisë së Tiranës, do të jenë në rolin kryesor”, u shpreh Çuçi.
24 administratorët:
Njësia 1 – Trendelina Jaku

Njësia 2 – Elez Gjoza

Njësia 3 – Ergesta Ninka

Njësia 4 – Lirika Kasa

Njësia 5 – Violeta Kika

Njësia 6 – Adriatik Merko

Njësia 7 – Gjinovefa Kadria

Njësia 8 – Erjon Xhafa

Njësia 9 – Adelina Albrahimi

Njësia 10 – Arian Hamiti

Njësia 11 – Gentian Arapi

Petrelë – Sokol Kupi

Farkë – Admir Abrija

Dajt – Kujtim Qefalia

Zall-Bastar – Genc Sita

Bërzhitë – Refik Velia

Krrabë – Alfred Brahja

Baldushk – Ilir Bermeta

Shëngjergj – Shpëtim Sina

Vaqarr – Gentian Myrtaj

Kashar – Erin Çatri

Pezë – Besmir Kola

Ndroq – Xhavit Çeka

Zall-Herr – Arben Maloku

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
