TIRANË – Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, për luftën “shqiptare” kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vitin 2013, temë që ka përbërë boshtin e fjalës e tij. Më pas, ai i është përgjigjur një morie pyetjesh të deputetëve të majtë. Ra në sy fakti që Llalla gjatë gjithë kohës vlerësoi si mjaft korrekt bashkëpunimin me institucionet e tjera, si me Ministrinë e Brendshme apo Policinë, KLD-në etj.pa treguar në asnjë rast ndonjë "gërricje" me ndonjërin prej tyre.
Që në krye, Kryeprokurori deklaroi një përparim të dukshëm të aktivitetit të Prokurorisë falë aktivizimit më madh të qytetarëve. Llala u njoftoi deputetëve se gjatë vitit 2013, Prokuroria ka pasur katër prioritetete kryesore: luftën kundër korrupsionit; kundër krimit të organizuar; mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Lidhur me trafikun e lëndëve narkotike, është konstatuar se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të sasive me lëndë narkotike të sekuestruara gjatë vitit 2013, pjesa më e madhe është bllokuar në flagrancë në pikat e kalimit kufitar."
Pasi ka dhënë shifrat, ndaj Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur seanca e pyetjeve.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu e ka pyetur si është bashkëpunimi i institucionit me Policinë e Shtetit. Llalla tha se “bashkëpunimi me Policinë është institucional; jemi në raporte korrekte me Policinë e Shtetit. Kriminaliteti është në nivel shqetësues.
Pyetjes së dytë të Ndreut se “çfarë po bëni për të ruajtur sekretin hetimor”, kryeprokurori i ka dhënë përgjigje pohuese. “Nxjerrja e sekretit hetimor ka qenë problem në disa raste, ndaj kemi marrë masa disiplinore për to.
Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi u interesua sesi është gjendja lidhur me shpërthimet e tritolit "sepse ju thatë se keni patur bashkëpunim me SHISH-in. Si është ky bashkëpunim? A keni patur informacion?"
Llalla pohoi sërish se bashkëpunimi me institucionet e tjera për rastet e tritolit ka qënë shume korrekt.
Deputeti Pandeli Majko ka pyetur se “ çfarë po bëni lidhur me pastrimin e parave”, për të cilën Llalla ka paraqitur disa fakte duke thënë se jemi duke proceduar disa raste të tilla. I njejti deputet ka ngritur shqetësimin e shpërthimeve me tritol, ç’ka ka bërë që Llalla të vlerësojë bashkëpunimin korrekt me Policinë dhe SHISH-in për këto raste.
Deputeti Bashkim Fino ka kërkuar të dijë nëse ka filluar hetimi ndaj disa zyrtarëve, që janë denoncuar për korrupsion, por Llalla ka pohuar se "nuk ka patur asnjë rast të kallëzuar në Prokurori në 2013-ën."
Kreu i komisionit, Fatmir Xhafa shtroi pyetjen: Jeni angazhuar kur morët detyrën për luftë kundër korrupsionit dhe thatë që në radhë të parë duhet të filloje nga prokuroria. Desha të dija a ka vend për të përmirësuar gjendjen e karrierës apo problemeve në Prokurori. Pyetja e dytë ka të bëjë me përmirësimin e punes se intitucionit; çfarë mund të bëhet më mirë. Pyetje e tretë ka të bëjë me aspektin ligjor, çfarë ju kerkoni qe duhet permiresuar ne marredheniet me Kuvendin dhe cfare duhet te permiresohet ne marredhenien me KLD-në?
Llalla sqaroi se ka disa raste konkrete."Vitin e kaluar kemi marrë masa ndaj një prokurori,"- tha ai.- "Po ashtu kemi hapur nje adrese ku qytetarët denoncojnë problemevet. Në pesë raste kemi marrë masa disiplinore, kur kemi verejtur shkelje. Drejtesia duhet të vendoset ne organet e drejtësisë. Kemi ne proces dhe raste të tjera denoncimesh ndaj disa prokurorëve. Ne dy raste kemi kërkuar heqje te imunitetit ndaj dy gjyqtarëve. KLD-ja ka vepruar brenda afatit ligjor." Në përfundim, Llalla ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit, pasi "kemi nevojë për ndihmë; duhet të shtohet numri prokurorëve dhe mjeteve hetuese, si përgjimi etj."- ka shtuar ai.
TANIME, PRIORITET EDHE VEPRES PENALE "KANOSJE PER GJAKMARRJE"
Gjatë vitit 2013, prokuroria ka trajtuar 42.175 materiale kallzuese. “Krime kundër jetës të kryera me dashje” përbën një nga grupet e veprave penale që kërkojnë vëmendje maksimale. Nga të dhënat statistikore, rezulton se në vitin 2013 ka një rritje prej 9,6 % të numrit të proçedimeve penale të regjistruara për këtë grup veprash në krahasim me vitin 2012. Gjithësesi, duhet theksuar se ka ulje në veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Për veprën penale “Vrasje për gjakmarrje” janë regjistruar vetëm 2 proçedime penale gjatë vitit 2013. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë i është kushtuar vëmendje e veçantë veprës penale “kanosjes për gjakmarrje”, e cila lidhet me fenomenin e ngujimit. Nga prokuroritë e rretheve gjyqësore në veri të Shqipërisë, ku është edhe më i përhapur ky fenomen, është hartuar një plan konkret për evidentimin dhe më pas regjistrimin e proçedimeve penale për veprën penale të “kanosjes për gjakmarrje”.
Në kuadër të hetimit për veprën e “kanosjes për gjakmarrje”, prokuroria ka vendosur para përgjegjësisë ligjore edhe të zgjedhur vendorë, të cilët shpërndajnë në mënyrë abuzive dokumenta fallso për persona si të përfshirë në gjakmarrje. Këto dokumenta përdoren më pas nga shtetas shqiptarë për të kërkuar azil në vende të Bashkimit Europian. Ky shqetësim i është bërë prezent Prokurorisë së Përgjithshme edhe nga strukturat homologe. Për goditjen e këtij fenomeni, i cili mund të ndikojë edhe në imazhin e Shqipërisë, prokuroria ka intensifikuar hetimet për zyrtarët lokalë që hartojnë dokumenta të fallsifikuara për persona si të përfshirë në gjakmarrje.
Krimi në familje ka qenë sërish në fokus të punës së prokurorisë. Me amendimet e Kodit Penal të vitit 2013, kompetente për hetimin e “vrasjes për shkak të lidhjeve familjare” është Prokuroria për Krime të Rënda. Gjatë vitit 2013, për të gjitha rastet që ka përfunduar hetimi, prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal të parashikuara nga dispozita. Kjo kërkesë do të vijojë të jetë permanente edhe për çështjet që janë në hetim dhe gjykim.
.
Gjatë vitit 2013 konstatohet angazhim specifik i organeve të drejtësisë lidhur me evidentimin, hetimin dhe dënimin e “veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”. Gjithashtu, konstatohet rritje e ndjeshme e rasteve të referuara lidhur me këto vepra. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2013 ka një rritje prej 154 % të numrit të proçedimeve penale të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” në krahasim me vitin 2012. Në vlerësimin e organit të Prokurorisë, kjo rritje është rrjedhojë e forcimit të besimit të publikut tek institucionet.
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT
Në vitin 2013 ka një rritje prej 22 % të numrit të proçedimeve penale të regjistruara për vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik në krahasim me vitin 2012.
Në lidhje me të pandehurit, për grup vepra penale kundër korrupsionit, vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar prej 18.5% krahasuar me një vit më parë.
Është konstatuar një ulje e numrit të pandehurve, të cilët i janë dërguar gjyqit prej 13 %.
Por, ndërkohë, ka rritje të numrit të pandehurve të dënuar nga gjykata me 67% përkundrejt vitit 2012.
BASHKËPUNIMI ME RENDIN DHE SHISH-IN
Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror është hartuar një platformë e përbashkët për realizimin e hetimeve proaktive në kuadër të hetimeve kundër korrupsionit. Kjo strategji e përbashkët ka dhënë rezultate pozitive.
Së pari, duke filluar nga viti 2013, Këshilli i Prokurorisë ka nisur proçesin e vlerësimit të performancës së prokurorëve. Ky proçes zhvillohet për herë të parë dhe do të vijojë të jetë periodik çdo vit.
Së dyti, janë krijuar kushtet që, gjatë proçesit të rekrutimit, emërimit, transferimit dhe shkarkimit të prokurorëve, Këshilli i Prokurorisë, krahas shqyrtimit të anës dokumentare, do të ketë mundësi të marrë edhe opinionin verbal të kandidatëve apo të prokurorëve të propozuar për masa disiplinore
LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR
Gjatë vitit 2013, konstatohet një rritje e ndjeshme e proçedimeve penale të dërguara për gjykim, krahasuar me vitin 2012.
Para gjykatës janë dërguar rreth 68% proçedime më shumë.
Po ashtu, rritje me 54% ka edhe përsa i përket numrit të pandehurve të dërguar për gjykim, krahasuar me vitin 2012.
Në grupe-veprat penale të krimit të organizuar, vendin kryesor e kanë proçedimet penale për trafikun e lëndëve narkotike. Konstatohet rritje e ndjeshme e referimeve për këtë vepër penale, kjo falë edhe rritjes së numrit të arrestimeve të kryera në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë së Shtetit.
LENDA NARKOTIKE, PJESA ME E MADHE BLLOKOHET NE KUFI
Konstatohet se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të sasive me lëndë narkotike të sekuestruara gjatë vitit 2013, pjesa më e madhe është bllokuar në flagrancë në pikat e kalimit kufitar.
TRAFIKU NJEREZOT, NË TË NJEJTA VLERA ME 2012-ËN
Gjatë vitit 2013, numri i proçedimeve për trafik të qënieve njerëzore ka qenë thuajse në të njëjtat vlera me vitin 2012.
PRITET NJE PROJEKT I RI PËR TË NDALUR “PASTRIMIN” E PARAVE
Hetimi për veprën penale të “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka vijuar të jetë një prioritet i punës së prokurorisë edhe gjatë vitit 2013.
Vlen për t’u theksuar se, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave, është duke u punuar për mundësinë e përftimit të një projekti të ri me objekt “Përmirësimin e luftës kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave në Shqipëri”.
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, gjatë vitit 2013 konstatohet shtimi i rasteve të bashkëpunimit të institucioneve shqiptare me strukturat homologe të vendeve fqinje, të anëtarëve të Bashkimit Evropian, por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rezultatet pozitive kanë ndikuar në forcimin e imazhit të institucioneve shqiptare, duke shtuar në këtë mënyrë shkëmbimin e informacionit për shtetas shqiptarë ose të huaj, të përfshirë në trafiqe të paligjshme.
Gjatë vitit 2013 janë realizuar disa operacione të rëndësishme ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe strukturave homologe, në goditjen e organizatave kriminale, në përbërje të të cilave ka pasur edhe shtetas shqiptarë që vepronin në Shqipëri dhe në disa vende europiane.
Gjithashtu, një ndikim pozitiv në punën e Prokurorisë ka patur edhe Projekti Rajonal IPA 2010 “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: Forcimi i Rrjetit të Prokurorëve”. Për forcimin e luftës kundër trafikut ndërkombëtar do të ndihmojë edhe projekti PAMECA IV.
DETYRIMI I FEMIJEVE PER TE LYPUR - BURGOSJA E PRINDERVE NUK JEP ZGJIDHJE
Gjatë vitit 2013, janë referuar 4 raste dhe janë regjistruar të gjitha si proçedime penale për veprën penale të “detyrimit të fëmijëve….për të lypur”.Faktikisht, numri i referimeve për këtë vepër penale është në shifra të ulta. Nga aplikimi në praktikë i nenit që parashikon këtë vepër penale, ka rezultuar një problematikë specifike. Në rastet e proçeduara gjatë vitit 2013, por edhe në vitet e mëparshme, ka rezultuar se, të miturit janë detyruar për të lypur nga ana e prindërve ose familjarëve të tyre të afërt. Ndërkohë, që nuk ekzistojnë institucione të posaçme për të përfshirë në jetën sociale të miturit që janë të detyruar të lypin.
Pra, nga aplikimi me burgim për prindërit e të miturve, sipas dispozitës, nuk zgjidhet e ardhmja e të miturve. Pra, ekzistojnë sërish mundësitë dhe rreziku që këta të mitur, me probleme të theksuara ekonomike, të rikthehen sërish për të lypur, apo të përfshihen në veprimtari të tjera kriminale. Gjithsesi, nga ana e saj, Prokuroria do të vijojë që të ndjekë penalisht sipas përcaktimeve ligjore çdo rast që lidhet me shkeljet e nenit që parashikon detyrimin e fëmijëve për të lypur.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com