Ja 4 pikat e draft/rezolutës së PE që
do të rikthejnë opozitën në Kuvend

Ja 4 pikat e draft/rezolutës së PE që<br />do të rikthejnë opozitën në Kuvend
TIRANE - Katër pika të sjella në formën e një draft/rezolute janë hartuar nga përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane, për rikthimin e opozitës shqiptare në Kuvend.
 
Pas bisedimeve intensive me liderët politikë në Tiranë, eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein publikuan këtë të martë rezolutën që pritet të sjellë fundin e bojkotit 5-mujor të opozitës. Draft/rezoluta që pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin shqiptar, bazohet në propozimet e Partisë Demokratike për zgjedhjen e krizës politike në vend.
 
Pika e parë thekson se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe t’i japë fund bojkotit, ndërsa mazhoranca nuk duhet të përdorë 3/5 por të kërkojë konsensusin e opozitës sa herë që është e mundur. Pika e dytë thotë se palët duhet të respektojnë shtetin ligjor, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pika e tretë flet pikërisht për çështjen më të nxehtë dhe të kërkuar me forcë nga demokratët gjatë muajve të bojkotit. Bëhet fjalë për dekriminalizmin e Parlamentit, ku kërkohet angazhimi i të dyja palëve për të përqafuar standardet evropiane sa i përket çështjes së personave me dosje kriminale, dhe vënia e kritereve të fortë për të qenë deputetë.
 
Së fundi, theksohet se Parlamenti Evropian do të mbështesë marrëveshjen mes partive shqiptare
 
Ja draft rezoluta e PE per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi
Pika e parë:
  “Opozita kthehet në Parlament dhe rimerr plotësisht funksionet e saj parlamentare duke iu shmangur bojkotit të Parlamentit dhe komisioneve të tij; ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur”, thuhet në draft/marrëveshje.
 
Pika e dytë: “Të gjitha palët do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të angazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.
 
Pika e tretë : “Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Evropian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet evropiane dhe me asistencën e Komisionit të Venecias”.
 
Pika e katërt: “Përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike”. 
 
PDF-Draft/Rezoluta e PE për kthimin e opozitës në Kuvend


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)