TIRANË - Vdes nga malarja një 41-vjeçar nga Vlora. Ai është Ridvan Katija, i cili prej 6 muajsh punonte në shtetin e Guinesë së Re në Amerikën Qendrore.
Siç informon gazetari Armand Xhelili nga Vlora, Katija kishte një javë që kishte ardhur në Shqipëri, pasi i kishte përfunduar kontrata e punës në vendin e largët.
Por pasi është sëmurur papritur, mjekët e spitalit të Vlorës kanë përcaktuar diagnozën e malarjes, pasi kanë mësuar faktin që Katija kishte qenë në Guinenë e Re, zonë e njohur për sëmundje të tillë.
Menjëherë është dërguar drejt QSUT në Tiranë, ku ka qëndruar për rreth katër ditë në gjendje të rëndë.
Edhe pse i është nënshtruar kurimit nga ana e mjekëve dhe u është nënshtruar disa analizave,nuk ka mundur t’i shpëtojë sëmundjes dhe ditën e djeshme ka gjetur vdekjen në spitalin e Tiranës në QSUT.
Ridvan Katija punonte si kartonxhes në Afrikë. Ishte i pamartuar.

(Foto: Viktima Ridvan Katija që humbi jetën nga malarja)
PIPERO: PAS 5 DEKADASH VDES SHQIPTARI I PARË NGA MALARJA
50 vjet pas zhdukjes së malaries, të mërkurën në mbrëmje është shënuar viktima e parë nga kjo sëmundje në QSUT.
Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në QSUT shpjegon se "aktualisht malarja në vendin tonë është e importuar, por nëse nuk merren masa shumë shpejt mund të futemi në hartën e vendeve malarike".
Sipas tij, duke qenë se malarja është zhdukur prej 5 dekadash në vendin tonë, laboratoret dhe medikamentet për të diagnostikuar këtë sëmundje janë shumë të limituar, ndaj Pipro bën apel që të shikohen me prioritet.
Por ai bën apel që duhet të koordinohet puna me Ministrinë e Mirëqenies Sociale në mënyrë që të bëhet një regjistër i punëtorëve sezonalë që ikin jashtë. Ata duhet të këshillohen para se të ikin dhe të mbahen nën kontrollin e mjekëve vitin e parë pas kthimit, duke shmangur kështu humbjet e jetës.
Redaksia Online
(mag/e.k./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com