Ja 7 propozimet e demokratëve për
reformën në sistemin e drejtësisë

Ja 7 propozimet e demokratëve për<br />reformën në sistemin e drejtësisë
TIRANË - Demokratët po hartojnë paketën e tyre të  plot  të ndryshimeve kushtetuese,  pjesë e reformës në drejtësi. Anëtari demokrat i komisionit të posaçëm  për këtë reformë Eduart Halimi pohon se opozita synon realizimin e një reforme që e bën Këshillin e Lartë të Drejtësisë institucion të  pavarur politikisht. Kjo  sipas  Halimit realizohet me ndërhyrje konkrete në kushtetutë  ku  përjashtohet jo vetëm presidenti por edhe ministri i Drejtësisë nga promovimi  apo  shkarkimi i gjyqtarëve.
 
“Drafti ka të bëjë me ndryshimet kushtetues të KLD,  alternativ kushtetuese  që ministri  dhe  presidenti të mos jene pjesë e KLD gjatë promovimit apo shkarkimit të gjyqtarëve”, u shpreh Halimi.
 
Eduard Halimi tha se pjesë e kësaj reforme do të jenë ndërhyrjet do të  jenë  edhe në ligjin për gjykatën e lartë, duke bërë  që  përmes mekanizmave kushtetues  ky institucion të japë llogari për punën e gjyqtarëve.
 
“Platforma jonë për Gjykatën e Lartë e bën këtë institucion llogaridhënës, përmes instrumenteve kushtetues”, tha Halimi.
 
Drafti prej 7 pikash i propozuar një vit më parë nga kryetari i opozitës , pritet  të jetë në tryezën e  diskutimeve  edhe pas miratimit nga parlamenti të grupit të  ekspertëve.
 
“Një draft ligjor dhe kushtetues  përmes të cilit skanohen gjyqtarët”, u shpreh deputeti demokrat.
 
Ndërkaq për reformën në drejtësi janë dy drafte që do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm, një nga maxhoranca dhe një nga opozita. Në bazë të marrëveshjes  drafti final do të kalojë me miratimin e Komisionit të Venecias.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi