TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zbardhur të gjitha vendimet e marra që nga viti 1993 duke krijuar një regjistër ku pasqyrohen në total më shumë se 43 mijë veprime me pasuritë e paluajtshme. “Shqiptarja.com” zbardh sot 700 pronat e para të ktheyra nga AKKP për qytetin e Tiranës, ndërsa totali i tyre arrin rreth 5 mijë.

Në tabelë specifikohen emrat e subjekteve të shpronësuar, emrat e personave të cilët akant aplikuar për pronat. Për secilin subjekt është pasqyruar edhe prona për të cilën i është njohur e drejta e kthimit nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave: duke nisur nga sipërfaqet truall apo tokë bujqësore, deri te shtëpitë apo dyqanet.