Ish-Presidenti Bamir Topi dhe njëkohësisht kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi duket se ka mbështetjen e plotë të artistëve shkodranë.
I ftuar në ceremoninë e peshëngritësit, Faruk Kalleshi i cili është nderuar me çmimin “Nderi i kombit”, Bamir Topi është rrethuar nga emra të njohur të muzikës shqiptare, që duket se kanë mbështetur ish-presidentin.
Bujar Qamili, Tonin Tërshana, Valbona Mema, por edhe ish peshëngritësi Faruk Kalleshi kanë qenë pranë Topit.
Së bashku me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Gazmend Oketa Topi duket mjaft i kënaqur, në këtë atmosferë mes artistëve. I veshur jo mjaft seriozë, por jo dhe shumë sportivë, ish-Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i FRPD-së, Bamir Topi, ka në duar edhe flamurin kombëtar, duke mos anashkaluar edhe në këtë ceremoni mes miqsh, 100 vjetorin e pavarësisë që është bërë refereni kryesor I të gjithë politikanëve, e artistëve në këtë periudhë.
Në një tjetër fotografi shohim se Bamir Topi, ka mbajtur një fjalim për z. Kalleshi duke evidentuar vlerat dhe kontributin që ai ka dhënë në sportin shqiptar.
Të dy politikanët kanë qenë në Shkodër dy ditë përpara se kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli të sfindonte, Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Oketa duke i kujtuar se kishte lidhje me Partinë e Punës. Ndaj dhe të dy politikanët shfaqen pranë artistëve shkodranë duke i bërë karshillëk, Kryetares së Parlamentit, e cila e mendon si domen te vetin qytetin e Shkodrës.
/Shqiptarja.com