TIRANE - Po bëjmë një paraqitje të shkurtër për kandidatët që janë propozuar nga dekani i fakultetit Sokol Shupo, i cili dje ka preferuar të heshtë për vendet e punës që varen nga departamenti i tij. Që këtë propozim e bën dekani Sokol Shupo e pohojnë edhe rektori Petrit Malaj dhe zëvendësrektori i Akademisë së Arteve Arben Llozi.
Në këtë vendimmarrje të Sokol Shupos për kandidatët ka një pakënaqësi nga konkurrentë për vende pune, të cilët na këshillojnë që është mirë ta shohim vetë me sytë tanë CV-në e konkurrentëve për vendet e punës, për të cilat kemi këtë informacion.
Zamir Kabo ka studiuar për muzikë në Shkup të Maqedonisë dhe është zgjedhur dy herë nga katedra e pianos që të luajë me orkestrën e Fakultetit. Në vitin 2011 përfaqësoi “Universitetin e Arteve” në festivalin italian “Nei souni dei luoghi”, por nuk mori ndonjë çmim.
Kabo ka fituar disa çmime në konkursin ndërkombëtar EPTA që zhvillohet në Shqipëri dhe ka bërë disa koncerte nga kompozitorët Bach, Mozart e deri tek Ravel e Stravinski. Ka konkurruar disa herë për pedagog dhe nuk ka fituar, ndërsa pret këtë herë të zërë vendin e punës për lëndën e pianos.
Në CV-në e tij nuk ka tituj të rëndësishëm shkencorë si profesor i asociuar, etj, etj. Ndërsa për fizarmonicistin Elton Balla nuk gjendet ndonjë e dhënë e spikatur për meritat e tij, përveç faktit që zotëron shumë mirë instrumentin e fizarmonikës.
Rreth këtij emri nuk shënohet ndonjë arritje profesionale që të përkojë me kërkesat e konkursit të shpallur, megjithatë edhe ky është një nga emrat e propozuar nga dekanati i fakultetit për të përmbushur nevojat për një pedagog të instrumentit të fizarmonikës në Universitetin e Arteve. Nuk gjejmë as ndonjë lajm të rëndësishëm për koncerte të instrumentistit Balla.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com