Ja bisedat e përgjuara për
hipotekimin e “Vollgës” në Durrës

Disa komunikime telefonike janë kryer mes Gilmando Danit, Blerim Shullazit me qëllimin e vetëm rregjistrimin në kohë në hipotekë të pronës së ish-hotel “Vollga” në Durrës.

Nga dokumentacioni që “Shqiptarja.com” disponon qartësohet se agjentët e policisë kanë marrë në konsideratë dhe disa deklarata të një gazetari, dhe fill pas këtyre deklaratave kanë kryer një sërë verifikimesh.

Sipas procesverbalit të datës 9 shkurt 2016 për kqyrjen e marrjen e të dhënave që gjeneron faqja “Google” rezulton që janë printuar disa faqe nga shtypi i shkruar dhe ai viziv që bëjnë fjalë për veprimtarinë e një grupi kriminal, që u venë gjoba biznesve, ku mes të tjerave përmendet Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani.

Ndërkohë që sipas procesverbalit 20 shkurt 2016 rezulton se për pasurinë ish-hotel Vollga, janë pronarë Emiljano Shullazi dhe çifti Fejzi e Mireta Kudra, ku Shullazi e ka fituar këtë pronë me kontratë dhurimi.Lidhur me rregjistrimin e kësaj prone ka referuar informacion Policia e Shtetit se është ushtruar kërcënim ndaj kryeregjistruesit të Durrësit Jyrgis Çybja.

Për këtë rast janë marrë transkiptet telefonike të përgjuara, ku një rol të rëndësishëm ka i dyshuari Gilmando Dani i cili zhvillon biseda me rregjistruesin duke i thënë atij nëse ka ndonjë problem, si dhe duke i kërkuar të mos vonohet puna, pasi ai nuk është mësuar të mos jetë korrekt.

Bisedat e përgjuara
Një bisedë e kryera në 7 janar tregon Danin që i thotë numrit 0682026XXX: “…Përshendetje. Do mbarojmë punë sot Llano…”. Ndërkohë që sërisht Dani vijon duke i pohuar,”…Mondi tu plas jam, se nuk jam mësu mos më qëndru korrekt…”.Nga ana tjetër Dani mer një sms nga numri 0682026XXX , ku ky i funidt i thotë:”…Ti kishim mbyll nesër, këto që ishin për sot dhe atë 50 cen…”. Telefonatë e 10 shkurtit 2016 Dani mer një SMS nga numri 0682026XXX me tekst: ”…Përshëndetje Mondi!Për zotin sot e kam të pamundur, por nesër do mbarojmë punë pjesërisht dhe flasim nga afër…”. Sërisht në 10 shkurt 2016 Gilmando Dani i dërgon një SMS numrit të lartpërmendur me tekst:”…Mondi me fjalë do mis sillte sot se i kam shit një dyqan dhe mi sillte 75.000 euro…”. Ndërkohë në 16 shkurt 2016 shafqet shtetasi Blerim Shullazi që përdor numrin 068XXXXX159 ku komunikon me përdoruesin e numrit 067XXXX8438
159-Ky çuni i Krujës 24 jam, a u ban ato letrat…?
438-Ça emri kishe ti.
159-Ato letrat për
438-Ca emri ke thash
159-Altin Kulla
438-Jo sështë bërë akoma
159-E kur bëhen ato
438-Se kemi ne në dorë


Për këto fakte është marrë në pyetje shtetasi Jyrgis Çyrbja, i cili në deklarimet e tij pranon faktin se ka pasur komunikime në lidhje me rregjistrimin e kësaj prone me personat e sipërcituar, ku atij i është kërkuar të bëjë rregjistrimin urgjent.

Për rregjistrimin e kësaj prone ka pasur probleme dhe me kryeregjistruesi në Tiranë Ilirjan Muho, pasi ish-hotel Vollga është rregjistruar e pezulluar në dy raste.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave