Daniel Godelli, Romela Begaj e Hysen Pulaku, tre peshëngritësit më të suksesshëm të shtangës shqiptare për vitin 2014, kanë rezultuar pozitivë ndaj të njëjtës substancë të ndaluar në testet e anti-dopingut, stanozololit. Por çfarë është konkretisht stanozololi?
Stanozololi ndihmon në rritjen e masës muskulare, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Përdorimi i kësaj substance te njerëzit lejohet që prej vitit 1962, ndërkohë që prej vitit 1974, IOC e ka vlerësuar atë si një substancë të ndaluar nga sportistët.
Ajo është një substancë sintetike, e cila merret nëpërmjet rrugëve orale ose injektimeve në muskuj dhe në pacientët normalë përdoret kryesisht për kurimin e anemisë.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com