Ja çfarë i uron Monika Kryemadhi
Kryeministrit Rama për Vitin e Ri

Ja çfarë i uron Monika Kryemadhi<br />Kryeministrit Rama për Vitin e Ri<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se mund të pësojë sërish ndonjë këpucë kokës. Kryemadhi tha në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, se nëse Rama do të guxojë të prekë deputetët, patjetër që do ta godasë me këpucë.

“Rama ka hedhur 80 milionë euro për të intimiduar qytetarët në zgjedhje. Në katër vjet varfëroi shqiptarët për t’i blerë lehtë në zgjedhje. Atë do ai t’i kalojë ligjet, të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po goditi sërish ndonjë njeri, patjetër që do ketë ndonjë këpucë kokës. Po preku deputetët, do goditet sërish?”, tha Kryemadhi. 

Por cili është urimi i Monika Kryemadhit për kryeministrin Edi Rama për Vitin e Ri?
Unë i bëj thirrje Ramës të ikë nga qeveria, t’ia lërë ndonjë socialisti, 2018 ta kthjellojë

Ndonjë dhuratë, ndonjë palë atlete?
Ka njerëz sa të dojë rreth e qartë që i bëjnë dhurata, ka më shumë nevojë për mbështetje shpirtërore, që do ta gjejë po të ikë nga qeverisja.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin