Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka vetëm dy ditë më parë ka komentuar përmbysjen e madhe në qarkun e Shkodres, ku shprehimisht thotë se: “Nuk e konsoderoj përmbysje me votë, por përmbysje me devijim vote. Së dyti duhet të pranojmë se Shkodra ka probleme të thella ekonomike, është përmbytur disa herë nga ujrat, janë krijuar monopole lokale në administrimin e pushtetit, ka edhe fenomene të tjerë lokalë që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtarë. Por me gjithëatë Shkodra mbetet e djathtë me votë reale”, ka thënë Ndoka.
/Shqiptarja.com












