Ja çfarë marrëveshjesh firmosën
sot ministrat dhe Rama në Kosovë 

Ja çfarë marrëveshjesh firmosën<br />sot ministrat dhe Rama në Kosovë 
Janë 9 marrëveshjet e firmosura nga të dy qeveritë në të gjitha fushat sot në mbledhjen e përbashkët në Prishtinë. Kryeministri Rama ai i Kosovës, ministrat me homologët e tyre kanë firmosur një sërë marrëveshjes ekonomike, mjedisore, sociale.

1-Marrëveshja e Partneritetit për Programin IPA CBC Shqipëri-Kosovë me vlerë 9.7 milionë euro.
Gjatë mbledhjes së tretë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit për Programin IPA CBC Shqipëri-Kosovë mes MIE dhe MAPL.
 
Ministrja e integrimit prezantoi këtë marrëveshje dhe theksoi se ajo do të këtë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të të dy vendeve. “Objektivi i Programit është promovimi i qëndrueshmërisë socio-ekonomike në zonat ndërkufitare duke nxitur bashkëpunimin midis individëve, institucioneve dhe komuniteteve”, u shpreh Ministrja Gjosha.
 
Kjo do të arrihet duke hartuar projekte të përbashkëta në tre prioritete madhore, nga të cilat rajonet përfituese nga të dy vendet do të mund të përfitojnë në vitet e ardhshme, si mbrojtja e mjedisit, nxitja e turizmit dhe investimi për rininë, edukimin dhe aftësitë. (zonat e lejueshme te programit: Qarqet e Kokësit dhe Lezhës).
 
2- Marrëveshja e Bashkëpunimit ndermjet autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative dhe hetimeve tatimore dhe doganore,
Minsitri Ahmetaj në fjalën e tij tha se"kjo marrëveshjerregullon bashkëpunimin në fushën e hetimeve penale dhe administrative mes institucioneve të fushës së tatimeve dhe doganave të autoriteteve  të të dy vendeve.

Ajo harmonizon dhe çështjen e këmbimit të informacionit mes dy palëve, me qëllim pasurimin e proceseve hetimore, si dhe rrritjen e kapaciteteve  të hetimit në të dy krahët"

3-Marrëveshja për Krijimin e Qendrës së përbashkët të trajnimeve – ka si qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve fiskale të Shqipërisë e Kosoves dhe shkëmbimin e përvojave të të dy anëve të kufirit. 
 

Harmonizimi i çmimeve referente të transportit rregullon përfshirjen e shpenzimeve të transportit rrugor, hekurudhor, detar, ajror në vlerën doganore të mallrave të importuara dhe krijohet mundësi më e madhe e aplikimit të vlerës së transaksionit dhe deklarimit të këtyre shpenzimeve përmes akteve dokumentare, përbën një hap përpara dhe në qartësimin e atyre procedurave të cilat kanë qenë deri më atëherë, të paqarta.
 
Janë njehsuar 20 certifikata midis AKU dhe AUV të Republikës së Kosovës.
 
Një element shumë i rëndësishëm për te përshpejtuar tranzitin doganor. Ka përfunduar dakordësimi i çmimeve të references për produktet  fruta-perime, kanë përfunduar procedurat për  terminalin e përbashkët doganor, një hap tejet i rëndësishëm për lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve , si dhe integrimi së fundmi i asigudës  duke bërë të mundur tranzitin e shumëkërkuar të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Fjala e ministrit Ahmetaj në mbledhjen e dy qeverive
 
 4- Kapacitetet e përbashkëta gjeneruese, Gjiknuri-Stavileci firmosin memorandumin
 
Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë Z.Damian Gjiknuri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z.Blerand Stavileci nënshkruan sot në Prishtinë një memorandum bashkëpunimi.
 
Ky Memorandum ka objekt bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, nëpërmjet Agjencive përgjegjëse të secilit vend, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe/ose fuqizimin e kapaciteteve aktuale gjeneruese me investime të përbashkëta, me synim optimizimin e burimeve energjetike.
 
Palët bien dakord se ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese dhe/ose fuqizimi i kapaciteteve aktuale gjeneruese me investime të përbashkëta do të realizohet në Republikën e Kosovës.
 
“Është plotësisht i mundshëm, për shkak të mundësisë që ka Kosova me burimet e saj të linjitit dhe interesit të shprehur tashmë edhe të partnerëve privat, për tu bërë pjesë e këtij projekti të përbashkët energjitik. Sëbashku me linjën e interkonjeksionit që shumë shpejt do jetë në funksion, apo edhe me faktin se Shqipëria dhe Kosova po aplikojnë si një vend i vetëm në Bashkimin Evropian për projektet e fushës së gazit. Janë projekte të pranuara nga BE si projekte prioritare dhe kjo do të hapë mundësinë që jo vetëm Shqipëria të kthehet në një nyje të rëndësishme energjitike por diversifikimi i Kosovës me gaz do të hapë mundësinë e krijimit të unazës energjitike ku ajo do të bashkëpunojë edhe me Serbinë. Kjo do ti japë rajonit një siguri më të madhe energjitike dhe do të ulë varësinë nga burimet tradicionale të furnizimit. Kjo do të kontribuojë që të ketë një siguri më të madhe energjitike për Ballkanin dhe do të kontribuojë edhe në paqen e stabilitetin sepse gjërat janë të lidhura”, u shpreh z.Gjiknuri.
 
Sipas memorandumit, rezervat specifike të secilit vend me burime primare gjeneruese të energjisë elektrike, ku Republika e Shqipërisë mbështetët në burimet energjetike hidro dhe Republika e Kosovës në burimet energjetike termo, si dhe lidhja e të dy vendeve me linjë 400 kV të interkonjeksionit Tiranë – Prishtinë, do të shfrytëzohen maksimalisht me krijimin dhe zhvillimin e një tregu të përbashkët energjetik.
 
Palët bien dakord se shfrytëzimi i dy sistemeve komplementare të burimeve të gjenerimit në të dy vendet dhe ndërtimi i burimeve të reja gjeneruese në Republikën e Kosovës, do të optimizojnë shfrytëzimin e burimeve gjeneruese dhe do të rrisin sigurinë e furnizimit me energji elektrike të të dy vendeve
 
Të dy qeveritë  bien dakord që drejtpërdrejte  ose nëpërmjet Agjencive të tyre zbatuese, do të bashkëpunojnë  për sigurimin e fondeve financiare për realizimin e investimeve në burime të reja gjeneruese.
 
Palët shprehin vullnetin  që të marrin masat e arsyeshme në mënyrë që të sigurojnë fondet financiare për realizimin e objektit të këtij Memorandumi nga burimet si më poshtë: nga burime të brendshme financiare, në varësi të mundësisë dhe buxhetit të secilës palë; nga burime të jashtme financiare, ku përfshihen  financimet nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare  apo nga iniciativa të tjera që do të identifikohen nga palët.
 
Iniciativat për sigurimin e financimeve nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare do të realizohen në bashkëpunim me njëra tjetrën.
 
Marrëveshje mes ministrive të Transporteve të Shqipërisë e Kosovës

Haxhinasto: Lehtëson transportin e udhëtarëve e mallrave mes dy vendeve
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës  Edmond Haxhinasto, ka firmosur marrëveshjen mes Ministrisë së Transporteve të Shqipërisë dhe Ministrisë së Tregtisë e Industrisë së Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të çertifikatës për testim/kalibrim të Tahografit për mjetet rrugore.

Duke folur në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Haxhinasto u ndal te bashkëpunimi mes Ministrive të Transportit të dy vendeve, duke theksuar se kjo marrëveshje do të lehtësojë më shumë transportin e udhëtarëve dhe mallrave mes vendeve.
“Integrimi i dy vendeve tona kërkon rritjen e bashkëpunimit në fushën e transportit.  Kjo është një marrëveshje me shumë rëndësi për transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Së bashku me palën kosovare me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyer, kemi identifikuar pjesët e infrastrukturës tonë si pjesë të rrjetit rajonal Europian. Rruga e Kombit, është pjesë e rrjetit rajonal dhe europian të infrastrukturës, është një aks kryesor për lidhjen me Korridorin 8, Korridorin Adriatiko-Jonian,  duke qëndruar në zemër të rajonit me rëndësi strategjike për konektivitetit, jo vetëm për vendet tona por edhe më gjerë. Kemi arritur progres në planin dypalësh në liberalizimin e tregut,  me qëndrime të hapura dhe mbështetëse, përsa i takon integrimit të mëtejshëm të tregut dhe heqjes së barrierave jo fizike. Sfidë për ne, mbetet rritja e trafikut ekonomik në “Rrugën e Kombit”, dhe në portet shqiptare. Kemi shprehur gatishmërinë për të realizuar traktatin e “Komunitetit të Transportit” për rajonin, nisëm e rëndësishme për Samitin e Parisit. Do të vazhdojmë  me sfidat e tjera për të përhapur modelin e suksesshëm  “One Stop Shop”. Jam i bindur se Samiti i Parisit, do të reflektojë produkte konkrete, për rritjen e lidhshmërisë mes vendeve tona dhe të rajonit", u shpreh Haxhinasto. 

*Lajmi në përditëm...

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com|)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së