Ja çfarë miratoi sot KKT

Ja çfarë miratoi sot KKT
TIRANË – Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot 8 vendime, mes të cilave përe ndërtim hidrocentrali në Kukës, zgjerimi i landfield të Sharrës, si edhe 3 vendime të cilat kanë të bëjnë për ndërtimin e depozitave hidrokarbure në zonën Durrësit.

JA VENDIMET E MIRATUARA SOT NGA KKT

1. Studim urbanistik pjesor leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Hidrocentrali HEC, Valbonë, Komuna Margegaj Kukës

2. Rehabilitimi dhe zgjerimi i fushës së grumbullimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës, në Sharrë, Komuna Vaqarr, Qarku Tiranë

3. Leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Impjanti i trajtimit të ujërave të ndotura me sipërfaqe 530 798 m2, komuna Kashar, Qarku Tiranë.

Ky projekt është investim i qeverisë japoneze me vlerë 90 milion euro. Realizimi i tij do të bëjë të mundur pastrimin në mënyrë përfundimtare të të gjitha prurjeve e Lumit të Lanës, duke i dhënë një impakt të ri pastrimit të mjedisit në Tiranë.

4. Leje sheshi dhe leje ndërtimi për Hidrocentralin e Martaneshit Likonë-Thekër-Lene- Bulqizë me sipërfaqe sheshi 12 800 m2, Komuna Martanesh, Qarku Dibër

5. Leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Depozitat Bregdetare Hidrokarbure (benzinë, gazoil dhe solar) me sipërfaqe 7000 m2 dhe kapacitet 12200 m3, në fshatin Rinia Porto Romano, komuna Katund i Ri, qarku Durrës

6. Studim urbanistik pjesor Parku Industrial Vlorë me sipërfaqe 12434 ha, fusha e Jallisë, Nartë, Vlorë

Duke përgëzuar biznesmenët dhe industrialistët e Vlorës për iniciativën e tyre, kryeministri e vlerësoi këtë projekt të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e Vlorës, por për të gjithë Jugun e Shqipërisë dhe Shqipërinë në tërësi. Kryeministri tha se Parku i Vlorës do të rrisë në mënyrë cilësore potencialin dhe peshën e Vlorës në prodhimin e brendshëm të vendit.

7. Zgjatja e afatit të lejes ekzistuese të ndërtimit për terminalin bregdetar dhe infrastrukturën përkatëse portuale për depozitimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në Gjrin e Vlorës për shoqërinë “La Petrolifera Italo-Albaneze” për 60 muaj të tjerë.

Lidhur me këtë vendim, kryeministri u shpreh: “Kompania Petrolifera ka bërë një investim të shkëlqyer dhe ka vendosur një standard ndër më të mirët në administrimin e naftës dhe gazit dhe marrëveshja me qeverinë është rezultat i negociatave serioze që janë bërë me këtë kompani. Unë ju ftoj ju të zgjasim afatin edhe disa keqkuptime nga ana e kompanive të importit të hidrokarbureve kanë ekzistuar Kompania ka qenë gjithnjë e hapur që ato të investojnë kundrejt rregullave të qarta ose të autorizojnë kompaninë për të shtuar depozitat kundrejt rregullave të qarta tregtare. Gradualisht këto koncepte po kristalizohen edhe ne qëndrimet e kompanive të tjera, prandaj është e nevojshme të japim edhe nje afat të ri, një afat 60 mujor për investime natyrisht në përputhje me kërkesat e tregut, sepse investime jashtë kërkesave të tregut do te jetë e pakëshillueshme.”

8. Vendimi i fundit ishte leje ndërtimi për depozitat bregdetare import-eksport të nënprodukteve të naftës në zonën energjetike dhe Industriale të Porto Romanos Durrës.
Për vendimin në fjalë, kryeministri u shpreh: Ajo që është specifike ne depozitat e naftës, gazit dhe solarit është se këto ndërtohen me konsensus të plotë të qeverisë dhe të opozitës. Për faktin se kryetari i opozitës vuan nga fobia e HEC-ve ndaj dhe ju lutem shumë, sidomos atij të HEC të Martaneshit, të ma nxjerre njëherë në Kaptinë të Martaneshit për ta inauguruar që ti dalë pak nga pak, frika nga koncesionet dhe HEC-t, pasi do të ketë një seri inaugurimesh tani.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë