Ja çfarë mund të sillte Basha
nga Holanda në Tiranë

Ja çfarë mund të sillte Basha<br />nga Holanda në Tiranë
Ky është një video dokumentar, se si ka evoluuar në Vendet e Ulëta lëvizshmëria me anë të bicikletave ne zonat urbane dhe ekstraurbane. Për një kohë të gjatë rrugët ishin te zena nga trafiku i makinave dhe numri i viktimave, sidomos femijë, rritej dita dites. Me pas me krizen e karburanteve dhe protestat e viteve '70, u vendos qe te lindnin pistat per bicikletat, te cilat edhe sot, jane aq te njohura ne keto vende sa duket sikur ato kane qene gjithmon aty.
Dokumentari mund të na ndergjegjësojë edhe ne në Shqipëri të zgjedhim politika të tilla, pasi çmimi i karburantit dhe ndotja e ambientit është bërë mjaft shqetësuese për shoqërinë tonë. Bashkia duhet t’i promovojë këto politika, pasi do të kurseheshin mjaft lekë në karburant dhe në shëndetësi, pasi rastet e sëmundjeve nga ndotja do të uleshin dhe përmirësimi i jetës do të ishte më i ndjeshëm. Pra këto politika kanë treguar për benefitet që kanë pasur shumë shoqëri jashtë Shqipërise dhe është mirë që mos të tregojmë indiferencë ndaj tyre.
Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Lulzim Basha, ka jetuar dhe ka familjen në Holandë. Atëherë mendojmë se është njeriu i duhur të punojë për të sjellë këtë shembull dhe në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë