Ja çfarë thotë
prokuroria për 3 deputetët

Ja çfarë thotë <br />prokuroria për 3 deputetët
TIRANË - Deputetët Doshi, Balla dhe Baraj kërkohet të hetohen për të sqaruar pozicionin e tyre në raport me veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme. Top Chanel ka zbardhur disa prej elementëve të dosjes së deputetëve.
Sipas Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, për deputetin Taulant Balla, duhet një hetim i mëtejshëm, sepse ai jo vetëm shihet në pamje filmike pranë demonstruesve që qëllojnë me gurë dhe sende te tjera në drejtim të kryeministrisë, por edhe sepse në telefonin e një prej të ndaluarve të 21 janarit, është gjendur një mesazh, që i drejtohej deputetit socialist Balla, ku ai pyetet se 'çfarë duhet të bëjmë dhe pse u tërhoq shumica'.


Prokuroria thotë se ky mesazh e bën të dyshojë për një lloj varësie të disa protestuesve nga orientimi i këtij deputeti dhe se ngrihen dyshime që Taulant Balla ka kryer veprime që mund të kenë shtyrë një numër të caktuar protestuesish për të ndërmarrë veprime të dhunshme kundër forcave të policisë.

Përsa i përket deputetit Tom Doshi, prokuroria thotë se ai ka pranuar që ka organizuar njerëz nga zona të ndryshme të qarkut të Shkodrës për të marre pjesë në protestën e 21 janarit. Prokurorja e Përgjithshme thotë se dy shtetas, tashmë të dënuar nga gjykata, por dhe protestues të tjerë, sic del nga pamjet filmike, përpara konfrontimit me forcat e policisë, kontaktojnë në mënyrë të përsëritur me deputetin Tom Doshi.

Për deputetin Besnik Baraj kërkesa për heqjen e imunitetit bazohet në faktin se, si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai ka njoftuar Policinë e Tiranës për tubimin e protestës së 21 janarit. Sipas prokurores se Përgjithshme, zoti Baraj nuk i është bindur kërkesës se policisë, qe te zbatonte ligjin per tubimet, dhe për t’i vene ne dispozicion forcave te rendit informacionin e orarit te përfundimit të protestës dhe itinerarin e saj. Ne kërkesën për heqjen e imunitetit, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama thotë se zoti Baraj shpërfilli kërkesat e ligjit, pasi nuk ka përcaktuar kush donte ishin personat konkrete që do të drejtonin tubimin dhe as ndihmësit e tyre, të cilët do të garantonin mbarëvajtjen e tubimit.

Prokurorja e Përgjithshme thotë se kjo shpërfillje e ligjit ndikoi në degradimin e protestës në akte të dhunshme dhe për këtë arsye krijohet dyshimi se zoti Bare ka konsumuar veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime te paligjshme. Procedimit penal ndaj 3 deputeteve te Partisë Socialiste, është regjistruar ne date 20, por ai u be publik vetëm një dite me pare, kur prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, deklaroi se i ka kërkuar kuvendit heqjen e imunitetit te tyre. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime