Ja ç’u bë për festat në Gramsh
lexuesi shkruan në RAPORTONI JU 

Ja ç’u bë për festat në Gramsh<br />lexuesi shkruan në RAPORTONI JU 
Endri Mema, nga qyteti i Gramshit e përshkroi në këtë mënyrë festën në qytetin e tij përmes RAPORTONI JU të shqiptarja.com. “Atmosferë festive edhe në qytetin e Gramshit. Edhe pse në pamje mund të duket një qytet i vogël dhe i qetë kur bëhet fjalë për festat patriotike ngrihet entuziazmi në qiell, e tillë ishte dhe festa qe u organizua per ditën e Flamurit. Surprizë në këtë festë ishte shpalosja e flamurit gjigand në skenen e koncertit.

Përvec festës që u zhvillua në mbrëmje, në sheshin e qytetit, dita ishte e mbushur me aktivitete të zhvilluar nga bashkia, nuk munguan vizitat në varrezat e dëshmorëve nga ana e intelektualeve dhe veteranëve të qytetit, pallati i kulturës që në orët e para në mëngjes gumëzhinte nga kenget patriotike dhe nga himni i Flamurit. Nuk munguan dhe party të organizuara nga vetë qytetarët. Endri nisi dhe një foto të qytetit të Gramshin natën nga lart (të cilën po e publikojmë) për të ilustruar atmosferën e krijuar.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë