Projektligji për organizimin e sistemit gjyqësor përcakton statusin e administratës aktuale të drejtësisë. Sipas draftit, kancelari në detyrë konsiderohet paraprakisht i pranuar dhe emëruar sipas këtij ligji, pasi ai ose ajo e kalon me sukses vlerësimin e figurës dhe të pasurisë. “Brenda katër muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të kryejë verifikimin e figurës dhe të pasurisë për të gjithë kancelarët në detyrë”, thuhet në projektligj. Këshilli i Lartë Gjyqësor paraqet kërkesë për informacion për verifikimin e të kaluarës kriminale dhe çdo shkaku tjetër përjashtues, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të