Ja çfarë nuk dëgjuat në Kuvend!!
Debatet e deputetëve pa mikrofon

Ja çfarë nuk dëgjuat në Kuvend!!<br />Debatet e deputetëve pa mikrofon
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka pasur dje 48 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje i ka përkuar atij në ditën e seancave në Parlament. Kjo nuk ka kaluar pa surpriza, pasi ka qenë deputetja e PD-së, Albana Vokshi ajo që e ka uruar e para ministrin. Prej dy vjetësh Vokshi dhe Beqaj replikojnë me njëri tjetrin sa i përket shëndetësisë, por dje mes tyre është vendosur “Paqja”. “Sot dua që ta thyej atë dhe ta përmend zotin Beqaj në një kontekst krejt tjetër.

Dua t’i uroj sot: Gëzuar Ditëlindjen! Gjithashtu, i uroj jetë të gjatë e sa më të shëndetshme”, tha Vokshi. Natyrisht, në fjalën e saj, përveç sinqeritetit, ka edhe një dozë të lehtë politikë. Për ministrin ishte një surprizë e vërtetë. “Në këtë sallë janë thënë shumë të pavërteta. Sot u tha një e vërtetë: Unë kam ditëlindjen dhe e falënderoj zonjën Vokshi që ma uroi atë”, tha Beqaj.
 
Debatet dhe batutat pa mikrofon dje në Kuvend

Sali Berisha: Është e turpshme o socialistë të nderuar që shqiptarët të mos dinë asgjë dhe që ta marrin vesh nga John Kerry që erdhi për të shprehur falenderime për marrjen e 3000 muxhahedinë. Keni qenë ministra dhe duroni një të sëmurë, një psikopat që të sillet në këtë mënyrë me qytetarët?
Taulant Balla: O kryetari i seancës, e dëgjon këtë?

Sali Berisha: Ç’a seance thua?! Seancën e kam unë tani këtu. Dhe po ndërhyre më, të lutem shumë...nxirre jashtë, vagabond.

Shpëtim Idrizi: Ju lutem mbani qetësi dhe ruani etikën,
Taulant Balla: Po, po thotë psikopat...nuk e dëgjon këtë?! Të ruajë etikën kur flet.
Sali Berisha: Çfarë etike mo, kërkoni etikë, i konsideroni larva qytetarët, e bëtë njëherë me armët kimike, ngritët Shqipërinë në këmbë kundra. Tani me muhaxhedinët...turp.
Ilir Beqaj: Boll ore boll.
Sali Berisha: Pusho ti hajdut tashi.

Topalli-Beqajt: Ej, ti mos ndërhy ti.
Beqaj-Topallit: Po mbroni një kriminel këtu.
Berisha-Beqajt: Ti je një...të them atë që je publikisht se them dot se nuk më shkon këtu. Kush je ti, e di mirë ti...
Ilir Beqaj: Vazhdo... vazhdo...

Berisha- Majkos: Po çfarë e çon Peleshin të shkojë të bëjë avokatin e Maznikut, zv.kryetarit të bashkisë. Po se vjedh me të. Po ke qenë kryeministër më thuaj ti, ndodhte të shkonte zv.kryeministri yt të mbronte zv. Kryetarin e bashkisë. Kurrë!
Niko Peleshi: Ndodhte ndodhte.
Sali Berisha: Po ndodh kur mbush xhepat e ke të drejtë. 
Berisha, Ahmetajt: Si erdhi ky majë financave. Çfarë e lidh këtë me financat? A e dini që nëse e merr njeri në provim ju jap fjalën e nderit se nuk shkruan dot 5 fjali me korrektesë të doktrinës financiare.
Arben Ahmetaj: Do ta marr atë detyrë dhe do të ul kokën e punoj përditë siç kam punuar 2 vjet nga mëngjesi deri në darkë.
Sali Berisha: A doli se është TVSH e Olsit dhe e Edit. Ja që ai nuk pranoi ta firmoste. Unë të kërkoj këtu të tërhiqesh nga kjo aferë e pistë. Mos u bëj faktor për destabilizim të madh të vendit.

(Arben Ahmetaj qesh gjatë fjalimit të Berishës)
Sali Berisha: Qesh ti, qesh. Në mandatin e parë si zv/ministër vodhe 18 milionë impulse me një vlerë prej 15 milionë euro. Mos u bëj mashë e këtij tjetrit për vjedhje. Si u largove në 2005-ën nga Shqipëria, e mban mend?
Taulant Balla: Asnjë ditë s’është larguar. Asnjë ditë të vetme.
Sali Berisha: U largua si shkelës kufiri, u arrestua nga policia greke.
(Ahmetaj qesh dhe vë duart në kokë)
Sali Berisha: Ky njeri shkoi në Rumani për të kërkuar azil politik.
Sali Berisha: Ti s’ke as konceptin më elementar në Financa. Jep menjëherë dorëheqjen se po e çon vendin aty ku s’duhet të shkojë. Mos kujto se do e kalosh përsëri kufirin.

(Ahmetaj qesh përsëri)

Berisha: Mos guxo ta bësh atë. Flet ministri si gangster këtu pas.
Berisha, Peleshit: Ti zv/kryeministër shkove dhe bëre avokatin e prerjes së pemëve te liqeni. Ç’doje ti atje me zv/kryetarin e bashkisë?
Niko Peleshi: Edhe çfarë do tw thuash?
Berisha- Majkos: Po ke qenë kryeministër më thuaj ti, ndodhte të shkonte zv/kryeministri yt të mbronte zv/kryetarin e baskisë? Kurrë!
Niko Peleshi: Ndodhte, ndodhte.
Sali Berisha: Kuvendi të ngrejë një komision hetimor parlamentar për gjithçka është shkruar për Ahmetajn.
Arben Ahmetaj: Nuk e kaloj në aspekt personal se do të ndyja parlamentin. Kam qenë student i grevës së urisë dhe jam krenar.
Sali Berisha: S’mund ta përdorësh për të justifikuar vjedhjen.
Arben Ahmetaj: Kam dhënë kontributin tim modest dhe nuk ma merrte kurrë mendja se pas kaq shumë vitesh Shqipëria do trajtohej nga një Sekretar i rëndomtë partie si një organizatë e rëndomtë partie.
 
Taulant Balla: Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dhe do t’i hetojë të gjitha valixhet. Ato të gushtit të 2013 duhen hetuar mirë se çfarë kanë pasur brenda.
 
Sali Berisha: Ti je i pafytyrë dhe je mashtrues. Je dënuar 5 herë nga gjykata si shpifje dhe do të dënohesh sërish.
 
Taulant Balla: Javën e kaluar u çove këtu për një biznesmen dhe fillove të thoje se ky biznesmeni është kriminel. Zotëri, dokumentet zyrtare thonë që ky biznesmeni ka pasur për 8 vite, sa ke qenë ti kryeministër konsulente Argita Berishën.
 
Sali Berisha: S’ka qenë kurrë e kontraktuar nga ai. S’e ka takuar ndonjëherë dhe nga viti 2009, ajo s’i ka bërë konsulencë asnjë personi. Do të përballesh shumë shpejt në gjykatë me shpifjen që bërë.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat