Ja çfarë shkruan Mogherini
dy ditë pas vizitës në Shqipëri

Ja çfarë shkruan Mogherini<br />dy ditë pas vizitës në Shqipëri
Dy ditë pasi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini e cila vizitoi Shqipërinë këtë të enjte, ku edhe mbajti edhe një fjalë speciale në Kuvend duke i bërë thirrje politikës shqiptare të miratojë reformën në drejtësi, si kushti kryesor për celjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ka bërë edhe një përmbledhje të axhendës së saj në Shqipëri.
 
Ja postimi i plotë i Mogherinit
Kam kaluar dy ditët e fundit në mes të Tiranës, Parisit dhe Rabatit. E fillova të enjten nga Shqipëria për t'i adresuar Parlamentit  të ardhmen e marrëdhënieve midis vendit dhe Bashkimit Evropian, marrëdhënie të cilat varen në masë të madhe nga aftësia e institucioneve për të miratuar reforma të thella, duke filluar me atë të gjyqësorit.
 
Jo sepse e "kërkon Brukseli", por për shkak se këtë e duan qytetarët shqiptarë. Për këtë kam folur me presidentin Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama, me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, me Kreun e Parlamentit Ilir Meta dhe me figurat të opozitës.
 
Suksesi i Shqipërisë mund të jetë suksesi i të gjithë Bashkimit Evropian, sepse ne gjithmonë duhet të punojnë së bashku për sigurinë dhe terrorizmin, parandalimin e radikalizmit, stabilizimit në Ballkan, menaxhimin e fluksit të refugjatëve që largohen nga lufta në Siri.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'