Ka disa momente në jetë që vërtët ndihemi krenar që jemi shqiptarë. Vërtet Shqipëria jonë ka shumë probleme por ndonjëherë secili prej nesh ndihet krenar për origjinën tonë pavarësisht se ku ndodhemi të shpërndarë në botë. Bergitë Musaj është një 18-vjeçare që sapo ka përfunduar studimet në Monroe College dhe veprimi i saj në ceremoninë e diplomimit ka emocionuar shumë shqiptarë. Ajo ka dizenjuar në kapelen e saj të diplomimit flamurin e Shqipërisë së Madhe. Musaj e postoi këtë foto në rrjetin e saj në facebook së bashku me një shkrim mbi të.
"Sot, me 5 qershor në moshën 18-vjeçare diplomova nga shkolla e kriminalitikës në Monroe College me shkallën associate, pata rendin të prij rendin e flamujve me flamurin më të bukur në botë, flamurin shqiptar. Ndaj në këtë moment të vlefshëm për mua me qëllim dua të falënderoj prindërit e mi që pa u ndalur më përkrahën në çdo hap të kësaj rruge. Falenderoj edhe zotin për fuqinë për të arritur deri këtu. Po ashtu falënderoj familjen time që gjithmonë është ndjerë krenare me arritjet e mia. Por ky është ventëmfillimi për gjëra të mëdha. Një mesazh për të gjithë në kërkim të motivimit. Arrit majat jo të të shohë bota atje lart, por ti ta shohësh botën. Kurrë mos ndalo së besuari në vetvete. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij", - postimi i 18-vjeçares në facebook.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com