"Ja cilët janë 4 hapat për të përfituar 
   apartamente me kosto të ulët"

   apartamente me kosto të ulët"">
Enti Kombëtar i Banesave ka publikuar 4 hapat që duhet të hedhin qyterarët për të përfituar apartamente me kosto të ulët. Procedura nis nga aplikimi në bashkinë përkatëse, te miratimi i kredisë me interes të ulët, te përzgjedhja e përfituesve, e deri te struktura e partamentit në bazë të përbërjes familjare.

“Qytetarët, të cilët janë të interesuar për blerjen e këtyre apartamenteve, nëpërmjet pagesës të përcaktuar me vendim të Këshillit Drejtues të EKB-së, duhet të kenë aplikuar në bashkinë përkatëse. Aplikimi në bashki bëhet në dy faza”, thekson Enti Kombëtar i Banesave.

Faza e parë
Kjo është faza deklarative, në të cilën qytetarët plotësojnë formularin dhe vetëm deklarojnë situatën e strehimit, ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Faza e dytë, kredia
Kjo fazë aplikimi fillon vetëm, pasi bashkia ju ka përzgjedhur për tu trajtuar me një program social strehimi, në rastin konkret, banesë me kosto të ulët të ndërtuar (ose në ndërtim) nga Enti Kombëtar i Banesave. Për tu përzgjedhur nga bashkia për këtë fazë, ju duhet të plotësoni, përveç kritereve që përcakton bashkia, edhe kriterin e të ardhurave. Ky i fundit i jepet bashkisë nga Enti. Niveli i të ardhurave familjare që duhet të ketë familja për të përballuar blerjen e banesës me kosto të ulët përcaktohet nga Enti, bazuar në kushtet e kreditimit të dy bankave, me të cilat Enti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi dhe konkretisht Bankat BKT dhe Alfa” thekson EKB.

Faza e tretë
Lista e qytetarëve përfitues, e miratuar me Vendimin të Këshillit Bashkiak respektiv, i dërgohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave.

Faza e katërt
Qytetarët e përzgjedhur si përfitues të apartamenteve njoftohen zyrtarisht për procedurën që do të kryhet, strukturën e apartamentit që i takon referuar certifikatës familjare, përcaktimin e një afati 10 ditor, për kryerjen e pagesës (sipas mënyrës së përcaktuar me Vendim të Këshillit Drejtues) në numrin e llogarisë të vënë në dispozicion nga EKB Drejtoria/Dega Rajonale respektive. Afati do të fillojë nga marrja e konfirmimit me shkrim të njoftimit nga ana e qytetarit.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit