Rreth 20.000 australianë kanë dalë në aeroport për të parë aeroplanin më të madh në botë, Antonov An 225 Mriya i cili ka ndaluar në Perth.
Spektatorët e mbledhur bënin tifo për avionin sovjetik i cili luftonte me erën në përpjekje për t’u ulur në tokë.
Antonovi ukrainas AN 225 është po ashtu aeroplani më i rëndë në botë, rreth 84 metra nga hunda tek bishti dhe 88 metra nga njëri krah në krahun tjetër. Ai mban dyfish më shumë se Boing 747.
Shpejtësia më e madhe e tij është 850km/h dhe është aq i madh sa mund të akomodojë një anije kozmike në çatinë e tij.
/Shqiptarja.com