Ja cili ishte reagimi i qeverisë
britanike pas deklaratës së Trump

Ja cili ishte reagimi i qeverisë<br />britanike pas deklaratës së Trump<br>
Mjekët dhe infermerierët janë zgjuar në protestë kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Kjo protestë erdhi si pasojë e deklaratës së lëshuar nga presidenti i cili kishte thënë se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë është gati për të dështuar dhe nuk funksionon.

Protestuesit që ishin mjek dhe infermierë thanë se Britania ofron një sistem të lirë dhe universal të kujdesit shëndetësor. Ndaj deklaratës së Trump ka reaguar edhe qeveria britanike prej tyre edhe kryeministrja Theresa May si dhe Sekretari i Shtetit për Shëndetësi dhe Kujdesin Social, Jeremy Hunt. Ata kanë thënë se ndihen krenarë me shërbimin shëndetësor që e ofron Britania.

Hunt i përgjigjet Trump me një shkrim në Twitter duke i thënë se: “NHS-ja (shërbimi shëndetësor britanik) po përballet me sfida, por jam krenar që kam lindur në vendin që shpiku mbulimin shëndetësor universal, ku çdokush mund të marrë kujdes, kushdo qoftë përmasa apo llogaria e tij bankare“.

hunt

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501