TIRANË - Ja programi për të gjithë ata që ndiejnë se duhet të protestojnë kundër armëve kimike në Shqipëri, hartuar nga shoqatata ambientaliste. Përveç atij të parashikuar nesër në orën 14:00 te sheshi 'Skënderbej", programi parashikon protesta të shpeshta deri në 29 nëntor në përmbyllje të festave të Pavarësisë dhe Çlirimit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Fier, Elbasan, Durrës. "Qytetare, Levizni kembet kunder krimit Mjedisor! Sillni veten dhe nje mikun tuaj ne proteste. Behu i ndergjegjshem!", shkruhet në krye të lajmërimit:

PROGRAMI I PROTESTAVE KUNDËR ARMËVE KIMIKE:

11 Nëntor – 8.00 -16.00 Vazhdim, protestë e tipit Gandi, para Piramidës me fytyrë nga Kryeministria.

12 Nëntor - E marte - 13:00. Proteste! Takimi te kryeministria dhe marshim drejt ambasades Amerikane.

13 nëntor – E merkure - ora 14.00 Marshim Mjedisor dhe Shëndetësor i Paqes, pa Armë Kimike në Shqipëri. Vend takimi sheshi “Skënderbej”, përballë Bashkisë, (marrje frymë dhe energji nga heroi) vazhdim në trotuarin e Hotel “Dajtit”, qëndrim dhe kërkesë para Kryeministrisë , qëndrim dhe kërkesë para Kuvendit, qëndrim dhe kërkesë para Presidentit, Mbyllje dhe bekim te Sheshi Nënë Tereza.

14 nëntor – E enjte - ora 13.00 Miting në Fier, për të thënë jo armëve kimike.

16 nëntor - E shtune - ora 12:00. Proteste perball Bashkise se Durresit dhe marshim drejt portit te Durresit.

18 nëntor – E hene - ora 11.00 Marshim Kombëtar Mjedisor dhe Shëndetsor i Paqes, pa Armë Kimike në Shqipëri.

21 nëntor – ora 12.00 Salla e Muzeut Kombëtar, Konferenca mbi “ARMËT KIMIKE VLERË APO DËM NË SHQIPËRI”.

29 Nëntor – ora 12.00 Marshim Kombëtar, dhe qëndrim para Ambasadës Amerikane dhe BE-së.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)