Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do mblidhet në orën 19:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, fati i Tahirit për autorizimin e Prokurorisë për ta arrestuar ose jo, do vendoset pikërisht sot.

Anëtarët e Këshillit të Imunitetit që do të vendosin nëse Tahirit do i hiqet apo jo imuniteti janë; Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja nga PS dhe nga PD janë; Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi, ndërsa Nasip Naço nga LSI.

 

dy.b/shqiptarja.com