Ja deputetët rreshtohen kundër
nenit18 :Rrëzon familjen

Ja deputetët rreshtohen kundër<br />nenit18 :Rrëzon familjen
Dashamir Shehi-LZHK: Është e parakohshme, ne akoma pretendojmë virgjërinë
Unë jam kundër këtij neni dhe nuk kam ndërmend ta votoj, sepse e gjykoj jo si një akt kundër këtyre zonjave dhe zotërinjve, por si një vendim prematurë për një shoqëri si e jona, e cila ka shumë probleme për marrëdhëniet e seksit. Ka nevojë të emancipohet dhe të liberalizohet për shumë e shumë kohë të tjera. Nuk ka këtë problem sot për sot shoqëria jonë. Ky është një numër shumë i vogël interesi. Ne kemi hall të çlirojmë me mijëra djem dhe vajza të qyteteve dhe fshatrave tona që akoma s’dinë asgjë për mundësitë e veta të seksit, që kanë vështirësi në marrëdhënie, me mijëra vajza që s’martohen. Kjo shoqëri është shumë e mbingarkuar nga probleme të kësaj kategorie, sidomos në 20 vitet e fundit edhe si pasojë e emigracionit.

Kështu që, të merremi me kaq seriozitet të madh, të ndërhyjmë në Kushtetutë, për të tilla tema gjykoj që është prematurë dhe jo serioze për një shtet serioz. Ndërkombëtarët e kërkojnë sepse ata e kanë në vendet e tyre. Por ndërkombëtarët janë 200 vjet para nesh. Ata i kanë të ardhurat nga 30 mijë euro për frymë, ne i kemi 4 mijë euro. Ndërkombëtarët kanë shkallë arsimimi të lartë, kanë nivel demokracie dhe nivel emancipimi shoqëror shumë të lartë. Për ndërkombëtarët seksi nuk është me tabu, as divorci nuk është më tabu. Janë dy botë të pakrahasueshme.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!