Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të vranët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat e ulta do ketë reshje shiu por në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 °C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Verilindor -Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore paraqitet me vranësira dhe reshje të dendura dëbore, po ashtu Brigjet e Egjeut mbeten në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku reshjet e shiut do jenë mbizotëruese. NDERSA kthjellimet dominojnë Veriun dhe Qendrën e kontinetit.