CNNMoney ka renditur dhjetë shtetet, ku punonjësit punojnë më pak gjatë një jave, e megjithatë fitojnë më shumë. Në përshkrimin e mëposhtëm mund të shikoni listën e këtyre shteteve, orët mesatare të punës, si dhe të ardhurat vjetore të punonjësve, sipas Ylli Press.

1. Holanda – Punëtorët në Holandë punojnë mesatarisht 29 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 47 mijë dollarë.

2. Danimarka - Punëtorët në Danimarkë punojnë mesatarisht 33 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 46 mijë dollarë.

3. Norvegjia – Punëtorët në Norvegji punojnë mesatarisht 33 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 44 mijë dollarë.

4. Irlanda – Punëtorët në Irlandë punojnë mesatarisht 34 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 51 mijë dollarë.

5. Gjermania - Punëtorët në Gjermani punojnë mesatarisht 35 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 40 mijë dollarë.

6. Zvicra – Punëtorët në Zvicër punojnë mesatarisht 35 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 50 mijë dollarë.

7. Belgjika – Punëtorët në Belgjikë punojnë mesatarisht 35 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 44 mijë dollarë.

8. Suedia – Punëtorët në Suedia punojnë mesatarisht 36 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 38 mijë dollarë.

9. Australia - Punëtorët në Australi punojnë mesatarisht 36 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 45 mijë dollarë.

10. Italia – Punëtorët në Itali punojnë mesatarisht 36 orë në javë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore janë 34 mijë dollarë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)