Ja djali që shkarkoi deputeten
simpatike të LSI nga “Drejtësia”

Ja djali që shkarkoi deputeten<br />simpatike të LSI nga “Drejtësia”
Të enjten parlamenti mori një vendim për të zëvendësuar deputeten e LSI-së, Silva Caka si anëtare të komisionit të reformës në drejtësi, dhe në vend të saj emëroi Petrit Vasilin.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, arsyeja e këtij zëvendësimi është një djalë! Deputetja e Beratit, e ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Silva Caka është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Neritan, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë: një djalë. 

Në oborrin e Kuvendit, kreu i reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj shkëmbeu batuta me deputeten: Si më ike nga komisioni, moj Silva. Të paktën të më kishe lënë djalin në Komision. 

Caka, përvecse një juriste simpatike, ka marrë vëmendjen e publikut si ligjvënëse me angazhimin e saj në Komisionin e Ligjeve, si dhe me disa iniciativa të saj ligjore, si ai i ligjit për Punën Vullnetare.

silva caka

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament