Ja dokumenti i EURALIUS
dhe OPDAT për "Drejtësinë"

Ja dokumenti i EURALIUS<br />dhe OPDAT për
Report Tv ka siguruar draftin me propozime që EURALIUS dhe OPDAT i kanë drejtuar komisionit të reformës në drejtësi. Këto dy struktura ndërkombëtare ishin vlerësuar nga politika shqiptare si hallka që do të zgjidhte ngërçin e kësaj reforme pas komisionit të Venecias.
 
E në fakt EURALIUS dhe OPDAT mbështesin totalisht strukturën e re të sistemit të drejtësisë duke refuzuar heqjen e ndonjërit prej institucioneve të reja siç propozon opozita e konkretisht këshillit të emërimeve.
 
Në një sistem balancash e kontrollesh që shfaq problemet e Shqipërisë, të gjithë institucionet e reja që propozohen janë të nevojshme”, thuhet në draftin e siguruar nga Report Tv.
 

Sistemi i ri i propozuar për drejtësinë redukton ndikimin politik mbi gjyqësorin vlerëson EURALIUS dhe OPDAT.

“(Sistemi) redukton rolin dhe fuqitë e legjislativit, të Presidentit të Republikës dhe të Ministrit të Drejtësisë. Brenda vetë gjyqësorit një sërë institucionesh ndajnë mes tyre pushtetin dhe kontrollojnë njëri tjetrin. Parlamentit nuk duhet t’i jepen pushtete të tjera shtesë", vijon raporti.
 
Ndërkombëtarët propozojnë gjithashtu që Kuvendi duhet të qëndrojë larg ndikimit tek Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që do të përfshihet në këtë strukturë.
 
"Struktura e Prokurorisë së Posaçme heton në mënyrë të pavarur zyrtarët e nivelit të lartë përfshi anëtarët e Kuvendit. Personat, të cilët mund të jenë subjekte të hetimit, nuk duhet të kenë më mundësi të ndërhyjnë për askënd, drejtuesi i këtyre strukturave propozohet të emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shumicë të thjeshtë, por të largohet me shumicë të cilësuar".
 
Përsa i përket debatit për 3/5 ose 2/3 e votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të sistemit të drejtësisë, EURALIUS dhe OPDAT shprehen: “Shumica prej 3/5 është e pranueshme edhe në qoftë se qeveria e ka këtë kuorum. Komisioni i Venecias nuk gjeti ndonjë argument parimor lidhur me shumicën prej 2/3. Megjithatë, një parim plotësues i Komisionit të Venecias është që shumicat nuk mund të përdoren për të pakësuar rolin e opozitës, në mënyrë që ajo të ketë mundësi thelbësore për të ndikuar në marrjen e vendimeve”, thuhet në raport ku disa herë saktësohet se i takon politikës për të vendosur mbi çështjet pikante të kësaj reforme.

foto

Reformat,  theksohet më tej në draftin e ndërkombëtarëve nuk duhet të kufizohet vetëm tek SPAK, BKI dhe Vetting
"Shumica prej 3/5 është e pranueshme edhe në qoftë se qeveria e ka këtë kuorum. Komisioni i Venecias nuk gjeti ndonjë argument parimor lidhur me shumicën prej 2/3
Edhe një shumicë prej 50 % – siç aplikohet në zgjedhjen e Presidentit të Republikës sipas kushtetutës në fuqi – është e përshtatshme"-
thuhet në Raport

Ndërkombëtarët japin propozimin e tyre edhe për kompetencat e ministrisë së Drejtësisë: "Një variant mund të jetë që Ministri i Drejtësisë të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për strukturat e teknologjisë së informacionit për gjykatat (dhe për Prokurorinë). Parashikimi ose jo i ndonjë roli shtesë për Ministrin e Drejtësisë është një vendim politik. Një kompetencë tipike mund të jetë mbledhja e kërkesave buxhetore nga institucione të ndryshme dhe paraqitja e mbrojtja e tyre në qeveri. (Neni 158 ose Neni 159)".

1. Pyetjes se Kush i heton shkeljet disiplinore të Inspektorit të Lartë, ndërkombëtarët i përgjigjen.
Një strukturë të cilës mund t’i besohet hetimi i Inspektorit të Lartë mund të jetë një komision hetimor parlamentar. Megjithatë, ky komision mundet të bëjë vetëm hetimin dhe gjetjet t’ia paraqesë Tribunalit”.

2. A është e këshillueshme që Inspektori i Lartë të shkarkohet nga Parlamenti?
"Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të emërohet nga Parlamenti por vendimi për ta shkarkuar atë nuk duhet të jetë politik. Prandaj ky vendim nuk mund të merret nga pushteti legjislativ apo ekzekutiv".

Në fakt, shkarkimi i një funksionari të sistemit të drejtësisë si Inspektori është një masë disiplinore që mund të vendoset nga një organ gjyqësor.

Propozohet që hetimi i shkeljeve të mundshme disiplinore të Inspektorit të bëhet nga një komision hetimor parlamentar dhe gjetjet e tij t’i dërgohen Tribunalit Disiplinor i cili merr vendimin përfundimtar.

Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!