Kamikazi i cili hodhi në erë metron në Maelbeek ka përdorur identitetin e një ish futbollisti të ekipit italian të Interit. Khalid El Bakraoui ka përdorur identitetin e ish futbollistit Ibrahim Maaroufi me qëllimin për të përfituar një apartament i cili u shndërrua në një strehë komande që çoi në masakrën e Parisit. Ky informacion bëhet i ditur nga media italiane.
Sipas tyre Khalid El Bakraoui ka kaluar transit nga Italia deri në korrik 2015 para se të arrinte në Athinë. Pas 3 muajsh në 3 shtator siç thuhet në një prokurë belge ai ka marrë me qira një apartament në rrugën “Roi de Fort” në Charleroi me një emër të rremë. Ai ka përdorur identitetin e Ibrahim Maaroufi i lindur në Bruksel në 18 janar 1989.
Në 9 dhjetor të vitit të shkuar policia belge ka kërkuar një hetim.
Por gjatë hetimit agjentët nuk kanë gjetur as armë e as eksploziv por shenjat e gishtërinjve të autorit që hodhi në erë stadiumin në Francë të Abaaoud dhe të Bilal Hadfi, i riu kamikaz që u hodh në erë në Paris.
Maaroufi futbollisti belg nga 1 dhjetori i 2015 luan në klubin e futbollit në Schaerbeek. Ekipi i lagjes në të cilën jetonin vëllezërit El Bakraoui. 26-vjeçari ka luajtur 2 sezone me Interin ku ka qenë i pranishëm në kuotën e Italisë në serinë A.
Sipas mediave shumë prej terroristëve si Salah Abdeslam, Bilal Hadfi, i riu kamikaz që u hodh në ere në stadiumin e Parisit, ideatori i sulmeve Abaaoud kanë kaluar transit në Itali.
Khalid El Bakraoui e Salah Abdeslam dy autorët të cilët kanë planifikuar atentatet në Paris dhe Bruksel. Më pas Djamal Eddine Ouali algjeriani që ka furnizuar me dokumente Salah dhe 2 terroristë të tjere si dhe Mohammed Lahlaoui marokenin e arrestuar në Gjermani dy ditë pas sulmit në Bruksel.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com