Nëse keni parë shumë filma dhe nuk dini çfarë të zgjidhni për muajin shtator, kjo është një listë e përzgjedhur nga revista amerikane ELLE.

I pari është “Laggies” me aktore Keira Knightley e cila refuzon të martohet me të dashurin e shkollës së lartë.

Ajo merr arratinë dhe njihet me një vajzë të re të cilën e bën shumë shoqe, është Chloe Moretz e cila është edhe e dashura e djalit të David dhe Victoria Beckham.

I dyti është renditur “Life of Crime” me aktore Elmore Leonard.

keira knightely

Drejtor është Daniel Schechter i cili ka bërë një përditësim të filmit “The Switch” të vitit 1978.

Bëhet pjesë e filmit edhe Jenifer Aniston me një bashkshort “budalla” Tim Robbins. I treti është listuar “The Journey, not the Destination: Hector and the search for the happiness”.

Drejtori i filmit Peter Chelson ka zgjedhur komedianin Peter Pegg që të luajë Hectorin i cili do të gjejë lumturinë.

Këtu bëhet pjesë edhe Rosamund Pike si e dashura e tij të cilët i bashkon një psikiatër për të parë se çfarë i bën të lumtur pacientët e tij.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)