Ja fraza dhe skema se si
nisi sherri pas United- City

Ja fraza dhe skema se si<br />nisi sherri pas United- City<br>
Zbardhet skema dhe fraza që shkaktoi sherrin në dhomat e zhveshjes së “Old Traford” pas derbit të Manchesterit.

Spanjollja Marca bën me dije se fraza që shkaktoi përleshjen e të paktën 20 personave mes të cilëve futbollistë dhe staf drejtues ishte e një pjestari të stafit të Cityt i cili i është drejtuar Ibrahimovicit duke I thënë:” Ibra, flet shumë por lëviz pak”.

Ndërsa Daily Mail ka paraqitur edhe skemën se çfarë ndodhi dhe si nisi sherri. Në fakt ajo për të cilën të gjitha mediat bien dakord është se shkaku kryesor është festimi i teptuar i lojtarëve të Cityt. Që pas përfundimit të ndeshjes dhe fitores duke shkuar në 11 pikë avantazh lojtarët e Cityt po festonin që në tunel dhe më pas shpërtheu një festë e madhe në dhomat e zhveshjes.

Trajneri i United Mourinho i bezdisur nga kjo situatë ka lënë dhomën e zhveshjes së skuadrës së tij dhe ka shkuar tek dhoma e zhveshjes së Cityt duke iu thënë” Ju nuk keni respekt”. Gjuhën e Mourinhos e ka deshifruar portieri Ederson dhe në këtë moment Mourinho është goditur me shishe dhe është hedhur ujë drejt tij dhe aty ka nisur sherri i madh.

Në këtë moment futbollistët e të dy skuadrave kanë lënë dhomat respektive të zhveshjeve dhe kanë dalë në korridor duke u përleshur mes tyre. I dëmtuar sipër vetullës ka mbetur Mikel Arteta njëri prej asistentëve të Guardiolës i cili dje mbulonte me dorë fytyrën kur u paraqit në stërvitje.

Federata angleze u ka kërkuar të dyja skuadrave që të paraqisin një raport se çfarë ka ndodhur ndërsa ndeshjet mes skuadrave që drejtohen nga Mourinho e Guardiola nuk mund të përfundojnë kurrsesi qetë.

skema
(Skema dhe frazat që shkaktuan sherrin në dhomat e zhveshjes në Old Trafford pas derbit të Manchesterit)

Redaksia Online
D.T/Shqiparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari