Të premten e kaluar u zhvillua në Kosovë një nga eventet më të mëdha të muzikës, “Video Festi Muzikor”.

Sa i përket anës profesionale triumfoi këngëtarja Leonora Jakupi, ndërsa nga ana fashion është vështirë të bëhen ndarjet.

Kanë mbizotëruar fustanet e gjata dhe të tipit dantellë.

nora istrefi

Nora Istrefi veshi një fustan të bardhë me dantellë të stilistit të saj të preferuar Valdrin Sahiti.

Dafina Zeqiri gjithashtu veshi një fustan të gjatë me dantellë por të zi nga stilistja e saj e preferuar Lia Stublla.

Miriam Cani ka veshur një fustan të stilistes me të cilën ka bashkëpunuar së fundmi, Miranda Dupi, ngjyrë gri me shkëlqim.

Kanë shkëlqyer gjithashtu edhe femrat Hadergjonaj.

Motrat Vjollca, Marina dhe Luana janë shfaqur me fustane të bardha.

Me shumë stil ishin edhe fustanet e Leonora Jakupit, Soni Malajt dhe Agnesa Vuthajt.
 Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)