Kryeministri Rama tha dje në një konferencë për shtyp se 16 nga 17 anëtarët e Gjykatës së Lartë janë zgjedhur nga Partia Demokratike, e po ashtu edhe numri dërrmues i kupolës së drejtësisë.

Dëgjoni dy shifra interesante; Nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të nëntë i ka zgjedhur qeveria e PD, madje ka edhe ndonjë nga ata të 9-të që është zgjedhur me më pak se 71 vota, 60 e ca vota. Nga 17 anëtarë të gjykatës së lartë, 16 i ka zgjedhur qeveria e PD dhe thuajse gjysma e tyre janë zgjedhur me 71, 72, 73, pra me një shumicë të thjeshtë. Çfarë është ky sistem sipas PD?! Është i kapur apo është i pa kapur?! Me një shumicë të thjeshtë të një partie që ka emëruar një nga një, në trupat më të rëndësishme vendimmarrëse, gjykatësit e këtij vendi”,-tha kryeministri.