Ja grupmosha më e kërkuar
për tregun e punës në Shqipëri

Ja grupmosha më e kërkuar<br />për tregun e punës në Shqipëri
Shkalla më e lartë e punësimit në Shqipëri në 3-mujorin e dytë i përket grupmoshës 15-64 vjec me 52,7%, ndërsa 63,7 % e popullsisë e kesaj moshe është aktive në tregun e punës, e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune. Krahasuar me tremujorin e dytë 2014 për këtë grupmoshe, numri i të punësuarve është rritur me 42.601 persona, ndërsa humbën punën 4.075 persona.

Nivelin më të lartë të papunësisë e zë grupmosha 15-29 vjec, me 34,2% ndaj totalit.

Gjatë tremujorit të dytë numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.048.908 persona, ndërsa të papunët kapin numrin prej 220.162 persona, ku femrat rezultojnë më të diskriminuara në punësim.

Sipas Anketës së Forcave të Punës, botuar nga INSTAT, në 3-mujorin e dytë shkalla e papaunësisë për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 17,3 %. Vërehet se shkalla e punësimit për meshkujt është 15,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2014 për popullsinë 15-64 vjeç, numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ra me 47.473 persona.

Vërehet se më të kërkuar në tregun e punës mbeten meshkjut, pasi shkalla e papunësisë për femrat në 3-mujorin e dytë 2015 u rrit me 2,5 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka rënë me 2,3 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e parë 2015 për popullsinë 15-64 vjeç, vërehet se numri i të punësuarve është rritur me 9.363 persona, i personave të papunë u rrit me 2.515, ndërsa numri i personave jashtë tregut të punës është ulur me 14.803. Ndërsa shkalla e papunësisë ra me 0,2 pikë përqindje për meshkujt, ajo rezulton e rritur me 0,4 pikë përqindje për femrat./ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë