Ja"Grushti i shtetit" në Turqi 
përmes fotove të rreme në internet

Japërmes fotove të rreme në internet">
Në rrjetet sociale vazhdon të ketë imazhe të rreme nga tentativa e grushtit të shtetit në Turqi. Në foto shfaqen tanke, turma njerëzish në shesh apo edhe ushtarë në situata të ndryshme të shfaqur si dramatike. 

Por në të vërtetë ato nuk ekzistojnë dhe nuk kanë lidhje me Turqinë. 

Analistët kanë kontrolluar vërtetësinë e këtyre imazheve të shfaqura dhe rezultoi se ishin imazhe të marra nga Google dhe jo nga sulmi në Turqi fundjavën e kaluar. 

Në një nga fotot që tanket kanë zbritur në tokë nuk është në Turqi, por është revolucioni egjiptian në vitin 2011. 

Një imazh tjetër që është marrë nga rrjetet sociale është edhe sheshi i mbushur me njerëz pas thirrjes së Erdogan për të ndaluar liderët e grushtit të shtetit, por në fakt fotoja është diçka tjetër. Bëhet fjalë për një demonstratë në Marok gjatë një proteste kundër rritjes së faturave të shërbimeve në vitin 2015.

Imazheve të rreme për grushtin e shtetit në Turqi nuk i ka shpëtuar as kandidati republikan Donald Trump. Në një kohë kur puçi ushtarak vijonte në Ankara dhe Stamboll, mediat raportuan një deklaratë të Donald Trump i cili shprehte mbështetje për organizatorët e grushtit të shtetit, ndërsa shtonte se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse ai zgjidhet President. 

Edhe këtu gjithçka ishte parodi, pasi kandidati për Shtëpinë e Bardhë nuk ka një llogari në Twitter dhe postuesi ka qenë dikush tjetër i cili ka zgjedhur të bëjë humor në emër të Trump.
 
3
 
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët